• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria në Bordin e Paqes, kryeministri Rama i përgjigjet Trump: Privilegj dhe nder të kontribuoj në këtë përpjekje

20 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Presidentit amerikan Donald  Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një letër dërguar presidentit, Rama thekson rëndësinë e veprimit konkret për paqen në kohë krize dhe shpreh gatishmërinë e tij për të kontribuar personalisht, si dhe në emër të Shqipërisë, në këtë iniciativë ndërkombëtare.

Angazhimi i tij pritet të kalojë së shpejti për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: “PPE-ja po tërheq vëmendjen për sjelljen e saj?”

Kelly dhe sfidat e fëmijërisë: Futbolli më ndihmoi të evoluoj, te Juventusi gjeta mbështetje si një familje.

“Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim”, shkruan Rama.

Letra drejtuar Presidentit Donald Trump .

Republika e Shqipërisë Kryeministri Tiranë, 19 janar 2026

Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Washington, DC

I nderuar Zoti President, Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese. Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë.

Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global. Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale. Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim. Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global. Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt, Edi Rama

Nga Kategoria

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: "PPE-ja po tërheq vëmendjen për sjelljen e saj?"
Aktualitet

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: “PPE-ja po tërheq vëmendjen për sjelljen e saj?”

20 Janar, 2026
Kelly dhe sfidat e fëmijërisë: Futbolli më ndihmoi të evoluoj, te Juventusi gjeta mbështetje si një familje.
Aktualitet

Kelly dhe sfidat e fëmijërisë: Futbolli më ndihmoi të evoluoj, te Juventusi gjeta mbështetje si një familje.

20 Janar, 2026
"Oppozita ka vonesa" – Debat në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD transmetojnë drejtpërdrejt në Facebook
Aktualitet

“Oppozita ka vonesa” – Debat në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD transmetojnë drejtpërdrejt në Facebook

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: "PPE-ja po tërheq vëmendjen për sjelljen e saj?"

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: “PPE-ja po tërheq vëmendjen për sjelljen e saj?”

20 Janar, 2026

Jamie Carragher: Michael Carrick nuk është ‘special’ dhe nuk do të sjellë titullin e Premier Ligës në Man Utd nëse emërohet trajner i përhershëm

20 Janar, 2026
Kelly dhe sfidat e fëmijërisë: Futbolli më ndihmoi të evoluoj, te Juventusi gjeta mbështetje si një familje.

Kelly dhe sfidat e fëmijërisë: Futbolli më ndihmoi të evoluoj, te Juventusi gjeta mbështetje si një familje.

20 Janar, 2026
"Oppozita ka vonesa" – Debat në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD transmetojnë drejtpërdrejt në Facebook

“Oppozita ka vonesa” – Debat në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD transmetojnë drejtpërdrejt në Facebook

20 Janar, 2026
Artizanët e Librazhdit: Gani Çepi punon drurin prej 40 vitesh, duke u mbështetur në programet e huaja.

Artizanët e Librazhdit: Gani Çepi punon drurin prej 40 vitesh, duke u mbështetur në programet e huaja.

20 Janar, 2026

Barcelona përjeton një goditje të madhe nga lëndimi i Ferran Torres, por Raphinha rikthehet në skuadër për përballjen e Ligës së Kampionëve me Slavia Prag.

20 Janar, 2026
Sovjani i përmbytur në Maliq, kultura e grurit dhe misrit të shkatërruara.

Sovjani i përmbytur në Maliq, kultura e grurit dhe misrit të shkatërruara.

20 Janar, 2026

“2026 gur kilometrik drejt BE”, Dhuka: Prezatojmë paketën me 12 nisma ligjore. Dekriminalizojmë veprën penale të shpifjes

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.