• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 31 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shqipëria mban rekord në Ballkan, 44% e popullsisë duan të largohen nga vendi

17 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet në vitin 2025 si vendi me prirjen më të lartë për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rreth 44% e qytetarëve të anketuar shprehen se do të dëshironin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një nivel që e vendos Shqipërinë mbi mesataren rajonale dhe në të njëjtin pozicion me Maqedoninë e Veriut. Edhe pse Kosova dhe Bosnja shënojnë përqindje më të ulëta, përkatësisht 35% dhe 34%, dëshira për largim mbetet e lartë në të gjithë rajonin, duke reflektuar një fenomen të qëndrueshëm migrimi.

Ajo që e dallon Shqipërinë është fakti se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin emigrimin si zgjidhje përfundimtare. Rreth 18% e të anketuarve deklarojnë se do të largoheshin pa plane për t’u kthyer, një nga përqindjet më të larta në Ballkan, në nivel të ngjashëm me Serbinë. Faktorët kryesorë lidhen me pabarazitë ekonomike, diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian, si dhe mundësitë e kufizuara për punë cilësore dhe zhvillim profesional brenda vendit, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar.

Lexo edhe:

KOMF: Fëmijët po manipulohet nga partitë politike gjatë fushatave, KQZ të veprojë

Tensione në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Një viktimë dhe 57 policë të plagosur

Pasojat e emigrimit të lartë po reflektohen drejtpërdrejt në tkurrjen e popullsisë. Në vitin 2025, Shqipëria numëronte 2,363,314 banorë, me një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, ose –1.2%, norma më e lartë në Rajon sipas të dhënave të Eurostat.

Tkurrja është veçanërisht e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç, ku popullsia 15–29 vjeç është reduktuar me rreth 45% që nga viti 2011. Situata përkeqësohet edhe nga rënia historike e lindshmërisë, me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua, ndër më të ulëtat në Europë dhe shumë poshtë nivelit të zëvendësimit.

Nga Kategoria

KOMF: Fëmijët po manipulohet nga partitë politike gjatë fushatave, kërkon veprime nga KQZ-ja
Kosova

KOMF: Fëmijët po manipulohet nga partitë politike gjatë fushatave, KQZ të veprojë

31 Maj, 2026
Tensione në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Një viktimë dhe 57 policë të plagosur.
Aktualitet

Tensione në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Një viktimë dhe 57 policë të plagosur

31 Maj, 2026
Protestë në Tiranë: Qytetarët kundërshtojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura
Aktualitet

Protestë në Tiranë: Qytetarët kundërshtojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura

31 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia kurorëzohet kampione për herë të tretë radhazi, Elbasanit nuk i mjafton triumfi ndaj Vllaznisë

31 Maj, 2026
KOMF: Fëmijët po manipulohet nga partitë politike gjatë fushatave, kërkon veprime nga KQZ-ja

KOMF: Fëmijët po manipulohet nga partitë politike gjatë fushatave, KQZ të veprojë

31 Maj, 2026
Tensione në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Një viktimë dhe 57 policë të plagosur.

Tensione në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Një viktimë dhe 57 policë të plagosur

31 Maj, 2026
Protestë në Tiranë: Qytetarët kundërshtojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura

Protestë në Tiranë: Qytetarët kundërshtojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura

31 Maj, 2026

SPAK kërkon 15 vite burg për vëllain e ish-deputetit Eduart Ndreca!

31 Maj, 2026

Aksidenti i rëndë në aksin Qafë Buall-Klos, identifikohet viktima, tre të lënduar

31 Maj, 2026

Aksident me vdekje në aksin Qafë Buall-Klos

31 Maj, 2026

“E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s” – E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

31 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.