Përfaqësuesja e Brazilit ka marrë një lajm shqetësues pak para nisjes së Kupës së Botës. Neymar, i përfshirë në listën finale të skuadrës, po përballet sërish me probleme fizike dhe rrezikon të mos jetë në formën më të mirë në fillim të turneut.
Sipas ESPN, sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim në muskulin e pulpës. Raportimet bëjnë të ditur se dëmtimi mund të jetë më serioz nga sa u mendua fillimisht, ndërsa rikuperimi i tij mund të zgjasë më shumë se parashikimet e para.
Për këtë arsye, Neymar pritet të mungojë në miqësoret e ardhshme të Brazilit. Para nisjes së Kupës së Botës, Seleção do të luajë ndaj Panamasë më 31 maj dhe ndaj Egjiptit më 6 qershor.
Sulmuesi 34-vjeçar mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Brazilit. Ai ka zhvilluar 128 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 79 gola dhe duke dhënë 59 asistime.











