• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Shpërthim në një qendër luksoze skish në Zvicër, dhjetëra të vdekur, mbi 100 të plagosur

1 Janar, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në një bar në resortin e njohur të skive Crans-Montana, në Zvicër, njoftoi policia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas policisë së kantonit Valais, zjarri në bar shpërtheu dhe nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist. Autoritetet lokale konfirmuan se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj.

VIDEO KETU

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Ministria e Jashtme e Italisë bëri të ditur se, sipas vlerësimeve të policisë zvicerane, rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë prej tyre ende nuk janë identifikuar për shkak të djegieve të rënda që kanë pësuar trupat.

Shërbimet shëndetësore janë vënë në gatishmëri të plotë. Sipas zyrtarit lokal Mathias Renard, në operacion janë angazhuar 10 helikopterë dhe 40 autoambulanca. Njësia e terapisë intensive në spitalin e kantonit Valais është mbushur plot, ndërsa pacientët po transferohen drejt spitaleve të tjera në vend. Shumica e të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat lokale raportuan që në orët e para të mëngjesit se bilanci i viktimave pritej të ishte shumë i lartë, me shifra që luhaten rreth 40 të vdekur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit (ora lokale) në barin “Le Constellation”, një lokal shumë i frekuentuar nga turistët, ku po festohej ndërrimi i viteve. Pas shpërthimit, një zjarr i madh përfshiu godinën, i cili u vu nën kontroll disa orë më vonë.

Pamjet e transmetuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën të përfshirë nga flakët, ndërsa në zonë u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, autoambulanca dhe ekipe shpëtimi. Autoritetet vendosën gjithashtu ndalim fluturimesh mbi qytet.

Sipas medias zvicerane Blick, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë gjatë një koncerti, por policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkaqet e sakta. Në momentin e shpërthimit, brenda lokalit ndodheshin mbi 100 persona, ndërsa kapaciteti i tij ishte 300 veta.

Crans-Montana është një resort luksoz skish në zemër të Alpeve zvicerane, rreth dy orë larg Bernës. Sipas BBC, në fund të janarit pritet të presë një nga garat më të rëndësishme të Kupës së Botës në ski, FIS World Cup.

Tags: avicertragjediviti iri

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.