Një automjet me drejtes shtetasin D. L., 61 vjeç, ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën Dritan Hoxha, pranë spitalit të Traumës.
Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Shpërthimi i fuqishëm ka futur në panik banorët e zonës.
Policia njofton si më poshtë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.











