Është zyrtare: Vjena nuk është më qyteti më i jetueshëm në botë.
Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, ka zënë vendin e parë në renditjen e qyteteve më të jetueshme në botë për vitin 2025.
Organizata EIU, e lidhur me revistën The Economist, renditi 173 qytete nga e gjithë bota sipas disa faktorëve si:
shëndetësia, arsimi, stabiliteti, infrastruktura dhe mjedisi.
Kopenhaga doli fituese, duke marrë vlerësime “të përsosura” për stabilitetin, arsimin dhe infrastrukturën.
Ndërkohë, Vjena ra nga vendi i parë dhe u rendit në vend të dytë bashkë me qytetin zviceran Zyrih.
Ja cilat janë 10 qytetet më të jetueshme për 2025:
1. Kopenhagë, Danimarkë
2. Vjenë, Austri
3. Cyrih, Zvicër
4. Melburn, Australi
5. Gjenevë, Zvicër
6. Sidnej, Australi
7. Osaka, Japoni
8. Auckland, Zelandë e Re
9. Adelaide, Australi
10. Vankuver, Kanada










