Tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026 pritet të zhvillohet të premten në Washington në orën 12.00 sipas orës kokale, duke përfshirë 48 ekipe që do të ndahen në katër vazo (Pot) sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve organizative.
Pot 1 do të përfshijë tre kombet nikoqire – Kanadanë, Meksikën dhe SHBA-në – si dhe nëntë ekipet më të mira në renditjen aktuale të FIFA-s.
Për shkak se ende mbeten gjashtë vende të papërcaktuara, të cilat do të dalin nga ndeshjet play-off në muajin mars, ekipet që garojnë në këto ndeshje janë vendosur në Pot 4. Tërheqja do të funksionojë me përzgjedhjen e një ekipi nga secila vazo për krijimin e grupeve.
Një ndryshim i rëndësishëm i formatit të Kupës së Botës 2026 është vendosja që katër ekipet më të mira sipas FIFA-s – Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia – të mos përballen me njëra-tjetrën deri në fazën e gjysmëfinaleve, duke rritur pritshmëritë dhe emocionet për fazat e avancuara të turneut.
Përbërja e vazove është si më poshtë:
Pot 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Pot 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguaj, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.
Pot 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguaj, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut.
Pot 4: Jordani, Kull i Gjelbër, Ganë, Kurakao, Haiti, Zelandë e Re, plus katër ekipet e play-off-it evropian dhe dy ekipet e play-off-it ndërkontinental.
Ky organizim dhe ndarja e re e grupeve e bëjnë shortin e Kupës së Botës 2026 një nga më të priturit ndonjëherë, me tifozë në mbarë botën që presin me emocion çfarë do të rezervojë fati për ekipet e tyre të preferuara.
Ndërkohë ceremonia e shortit do të prezantohet nga Kevin Hart dhe Heidi Klum të premten në Washington










