• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shoqërimi i një 14-vjeçari pasi hodhi kapsolla, Komiteti i Helsinkit: Policia e dhunoi, nuk iu dha ndihmë mjekësore dhe as psikologjike

23 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një fëmije 14 vjeç, pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, nga punonjës policie.

Në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se shtetasit me inicialet O.Z dhe E.G. kane njoftuar se më datë 12.04.2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, djali i tyre J.G ishte ndaluar nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 1, Tiranë për shkak se ishte kapur duke hedhur kapsolla.

“Në ankesën e tyre ata pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike”,- -thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Lexo edhe:

Vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Për verifikimin e kësaj ankese, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se dërgoi në Komisariatin Nr. 1. dy vëzhgues, të cilët thonë se në Raportin e Shoqërimit shënohej se i mituri kishte një hematomë në krahun e syrit të djathtë dhe se në dokumentacionin e kqyrur nuk rezulton që 14-vjeçari të jetë vizituar nga mjeku.

“Fakti i mësipërm u mohua nga punonjësit e policisë.

Megjithëse në raportin e përmendur më lart ishte shënuar hematoma, nuk rezultoi që i mituri të ishte vizituar nga mjeku i Komisariatit, në kundërshtim me parashikimet e Kreut IV, të Procedurës Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre””,-thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

REAGIMI I PLOTE

Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në Tiranë, prindër të të miturit 14 vjeçar J.G njoftuan Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH) se më datë 12.04.2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, djali i tyre J.G ishte ndaluar nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 1, Tiranë për shkak se ishte kapur duke hedhur kapsolla. Në ankesën e tyre ata pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Për verifikimin e kësaj ankese, më datë 22.04.2025, dy vëzhgues të KShH-së shkuan në Komisariatin Nr. 1. Gjatë këtij verifikimi rezultoi se:

  1. Sipas dokumentacionit të kqyrur, i mituri J.G, i datëlindjes 09.11.2010, në datë 12.04.2025, ora 18:40 ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Shkaku i shoqërimit ishte dyshimi për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të lëndëve piroteknike. Në dokumentacion shënohej se pas shoqërimit ishin njoftuar prindërit e tij.
  2. Në Raportin e Shoqërimit shënohej se i mituri kishte një hematomë në krahun e syrit të djathtë. Në dokumentacionin e kqyrur nuk rezulton të jetë vizituar nga mjeku. Fakti i mësipërm u mohua nga punonjësit e policisë. Megjithëse në raportin e përmendur më lart ishte shënuar hematoma, nuk rezultoi që i mituri të ishte vizituar nga mjeku i Komisariatit, në kundërshtim me parashikimet e Kreut IV, të Procedurës Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”.
  3. Me kërkesën e prindërve që shkuan në Komisariat menjëherë mbas njoftimit, u njoftua urgjenca e Spitalit të Traumës. Në regjistrin përkatës ishte shënuar fakti i mësipërm. I mituri u shoqërua në Spitalin e Traumës, në datë 12.04.2025, ora 20:00.
    Sipas epikrizës përcjellëse mjekësore që i është dërguar KShH-së nga prindërit e të miturit diagnoza është: Contuzion capitis, goditje me grushta. Të ndiqet nga mjeku i familjes për pushim dhe rikontroll sipas sistemit të referimit.
  4. Në Regjistrin e të dhënave të personave të shoqëruar të mitur, KShH konstatoi korrigjime në oraret e shënuara, në emrin e psikologes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Në fakt psikologia M.T nuk kishte marrë takim me të miturin J.G në Komisariat, por vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës. Nga kjo del se emri i psikologes në regjistrin e Komisariatit ishte shënuar më vonë.
    Duke pasur parasysh faktet e mësipërme arrihet në përfundimin se i mituri J.G është dhunuar, gjë që ka qenë evidente jo vetëm me shikimin vizual, por edhe në epikrizën mjekësore të Spitalit të Traumes. Veç kësaj punonjësit e policisë megjithëse kanë bërë shënimet në regjistër për hematomën, meqë mohuan ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk e dërguan atë për vizitë tek mjeku. I mituri u dërgua në spital vetëm me insistimin e prindërve.

Në rastin e përmendur më lart në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të miturit J.G nuk i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 34, pika 1, gërma ç dhe pikën 1 të nenit 35 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 10, 14, 18 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ku bëhet fjalë për parimin e interesit më të lartë të fëmijës, asistencën e psikologut si dhe përdorimin e masave alternative të shmangies.

Ndërkohë që prindërit e shtetasit të mitur, më datë 13.04.2025 kanë depozituar një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, KShH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me përparësi dhe seriozitet, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Tags: dhunei miturkomiteti i helsinkitpolicia

Nga Kategoria

Aktualitet

Vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat

9 Korrik, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 Korrik, 2025
Aktualitet

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat

9 Korrik, 2025

Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur

9 Korrik, 2025

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 Korrik, 2025

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për çdo shenjë

9 Korrik, 2025

“Dola me kokën lart nga burgu”, Salianji mesazh demokratëve: Sot hapim një kapitull të ri

8 Korrik, 2025

Egnatia e nis me fitore në Champions League, rrogozhinasit shënojnë në frymën e fundit (video)

8 Korrik, 2025

E djathta në zi/ Ndërron jetë ish-ministri i njohur

8 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.