• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Shkallë e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup, shifra alarmante për numrin e vdekjeve në Maqedoninë e Veriut

2 Shkurt, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë një shqetësim për banorët sidomos gjatë stinës së dimrit. Autoritetet thonë se ndotësit kryesorë janë ekonomitë familjare, ndërsa aktivistët e çështjes thonë se qeveria nuk po ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e ndotjes. Ndotja e ajrit ka rritur dhe numrin e vdekjeve. Sipas të dhënave, mbi tre mijë njerëz vdesin si pasojë e ajrit të ndotur brenda vitit në Maqedoninë e Veriut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shkupi dhe disa qytete të tjerë të Maqedonisë së Veriut shpesh radhiten në majat e listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit. Dhe kjo gjendje vijon prej disa vitesh, sidomos gjatë stinës së dimrit. Shkupi dhe Strumica, në juglindje të vendit, shpesh janë ndër dhjetë vendet me koncentrim më të lartë të grimcave toksike në botë.

Autoritetet shëndetësore japin shifra alarmante për numrin e vdekjeve që janë pasojë direkte e ndotjes së ajrit dhe kjo shifër shkon në tre mijë, brenda vitit. Banka Botërore vlerëson se kjo gjendje i kushton ekonomisë së Maqedonisë së Veriut rreth 300 milionë euro. Sipas Bankës Botërore, vënia në përdorim e energjisë së ripërtëritshme do të përmirësojë cilësinë e ajrit të këtij vendi dhe kjo do të ulte shkallën e vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit deri në 23 përqind, deri në vitin 2050.

Lexo edhe:

Tërmeti i fortë godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Autoritetet në Shkup thonë se janë vetë banorët ata të cilët më së shumti i kontribuojnë ndotjes së ajrit përmes ngrohjes me dru, por dhe me mjete të tjera; më pas vjen ndotja nga automjetet. Ndotës janë edhe një pjesë e fabrikave që vazhdojnë të punojnë me qymyr, ndonëse autoritetet qeveritare herë pas here urdhërojnë pezullimin e veprimtarive të tyre.

Aktivistët dhe ambientalistët kërkojnë që Maqedonia e Veriut, si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambientit të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këtë kuadër.

Qeveria e kaluar ndërmori një fushatë për furnizimin me kondicionerë për ngrohje të më shumë se gjashtë mijë familjeve përmes subvencioneve dhe qeveria aktuale e zbatoi këtë program për efikasitet energjetik, që do të zbuste, nga ana tjetër edhe problemin me ndotjen e ajrit.

Ndërkohë, аparatet e instaluara për matjen e shkallës së ndotjes jo gjithmonë janë në funksion. Qindra banorë të qytetit të Strumicës në juglindje të vendit protestuan të shtunën duke kërkuar nga qeveria masa për përmirësimin e ajrit.

Partitë maqedonase të opozitës kërkojnë që parlamenti të debatojë për të siguruar një ambient të përshtatshëm jetësor, si vlerë themelore e garantuar me kushtetutë për qytetarët. Nisma, në parim pranohet nga ligjvënësit e VMRO-së qeveritare, por ata duan që debati të përfshijë edhe periudhën e disa viteve të kaluara kur vendi qeverisej nga social-demokratët, që sipas partisë në pushtet, nuk morën masat e duhura për pengimin e ndotjes së ajrit./ VOA

Tags: shkup

Nga Kategoria

Lajme

Tërmeti i fortë godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

8 Mars, 2026
Kosova

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

7 Mars, 2026
Bota

Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, qindra të rinj paraqiten vullnetarisht

9 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas Kroacisë, edhe Hungaria vendos mbrojtje të çmimit të karburanteve

9 Mars, 2026

Zgjedhjet për Presidentin, Kushtetuesja pezullon dekretin e Vjosa Osmanit

9 Mars, 2026

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, “Lëvizja Bashkë” njofton protestë para Parlamentit

9 Mars, 2026

Alarm kartonësh te Barcelona, Lamine dhe Fermín rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle

9 Mars, 2026

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

9 Mars, 2026

Lajm i keq për Liverpoolin, Alisson mungon ndaj Galatasarayt

9 Mars, 2026

Rodri gjobitet me 80 mijë paund pas komenteve për arbitrin në barazimin me Tottenham

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.