Seria e dëmtimeve vazhdon për Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i Real Madridit ka reaguar publikisht në Instagram, duke konfirmuar se nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti dhe se është i tronditur nga ky tjetër hap prapa.
Reagimi i Trent në Instagram
“Jam plotësisht i shkatërruar nga kjo. Koha nuk mund të ishte më e keqe, por do të punoj pa pushim për t’u kthyer më i fortë dhe më i mirë. Shihemi në 2026, Madridistas,” shkroi ai.
Trent iu bashkua Real Madridit këtë verë nga Liverpool për 10 milionë euro, por deri tani ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje me “Los Blancos”, duke dhënë 3 asistime. Dëmtimet e njëpasnjëshme, sipas raportimeve, kanë ndikuar edhe te gjendja e tij mendore dhe e kanë bërë më të vështirë përshtatjen në Madrid.
Më herët, Alexander-Arnold u vërshëllye nga tifozët e Liverpool-it në ndeshjen ndaj Real Madridit, pasi një pjesë e tyre e panë largimin e tij si tradhti.
Kontrata e tij me Real Madridin është e vlefshme deri në 2031, ndërsa Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij në 75 milionë euro.











