• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Shifra të çmendura, Emiriana Sako e bëri rrogën e vet 3 mijë euro

4 Nëntor, 2024
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa kryetarja dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje të ndjeshme pagash, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, veçanërisht kur në port qëndron anija me mbetje toksike.

“Dritan Burgija, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë kur thotë se nuk është kundër rritjes se pagave por duhet një shpërndarje me e drejtë”.

Lexo edhe:

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP tregon rreziqet

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

Me këtë vendim Kryetarja e Bashkisë Durrës,Emiriana Sako, rriti pagën e saj me 56,7 %, duke e çuar atë nga 1 milion e 850 mijë lekë në 2 milion e 900 mijë lekë të vjetra në muaj.

Rritje me 40,6 % u bë edhe për tre zv.kryetarët e saj, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët që nga data 1 shtator, sipas vendimit, do të paguhen 2 milion e 250 mijë lekë të vjetra, nga 1 milion e 600 mijë lekë që merrnin më parë. 55,6 % është rritur paga për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.

Në përqindje të njëjtë me pagën e kryetares së bashkisë është rritur edhe pagesa mujore për këshilltarët bashkiakë, nga 185 mijë lekë të vjetra në 290 mijë lekë.

Për drejtorët e drejtorive, rritja është në masën 55 %. Rritjen më të madhe e ka përfituar drejtuesja e kabinetit me 86,7 %, si dhe këshilltari i kryetares së bashkisë dhe zëdhënësi i institucionit me 90.8 % rritje, duke u ngritur në nivelin e drejtorit të drejtorisë.

Rritjet në nivelet e tjera variojnë, por jo në të njëjtin nivel. Për specialistët në aparatin e bashkisë, rritja është 14.3%.

Ndërkaq për strukturat në varësi të bashkisë që kanë funksione ligjzbatuese dhe shërbimesh rritja për inspektorë dhe specialistë është më e ulët.

Për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit paga rritet me 49,4 %, ndërsa për vartësit e tij vetëm 7 %, ose 50 mijë lekë më shumë se deri tani.

Diferenca më të vogla ka dhe në sektorë të tjerë si Tregu Agro-Bujqësor dhe Qendra Ekonomike e Arsimit, ndërsa për specialistët e sektorit mbështetës të stacionit zjarrfikës nuk do të ketë rritje page.

Po ashtu kritike është rritja e pagave mujore për magazinierë, shoferë, roje, pastrues dhe punonjës të tjerë administrativë, paga e të cilëve varionte nga 400 mijë-470 mijë lekë të vjetra në muaj dhe tani unifikohet në 470 mijë për të gjithë.

Rritja e pagave në nivele të ndryshme të administratës bashkiake në Durrës ka thelluar kontrastin mes të zgjedhurve, funksionarëve të lartë dhe punonjësve të shërbimeve bazë, duke nxitur debat mbi përparësitë e vendimmarrjes, veçanërisht në kohë krizash si ajo e mbetjeve toksike në port, ndërsa këshilltarët e opozitës nuk kanë pritshmëri nga institucioni i prefektit të qarkut.

Tags: Emirianaemiriana sakosaka

Nga Kategoria

Kryesore

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP tregon rreziqet

8 Dhjetor, 2025
Pasojat e "jet lag"-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!
Kryesore

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.
Kryesore

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP tregon rreziqet

8 Dhjetor, 2025
Pasojat e "jet lag"-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

8 Dhjetor, 2025

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor, 2025

Paramount ndërmerr një hap të ashpër për të blerë Warner Bros, duke sfiduar Netflix-in.

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Paramount Skydance bën ofertë konkuruese për Warner Bros Discovery

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025

Tërmet me magnitudë 7.2 godet bregun verior të Japonisë dhe aktivizon alarm për cunami.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.