• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 21 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

21 Gusht, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse. Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.

Lexo edhe:

Hani speca djegës nëse doni shikim ‘shqiponje’ dhe zemër të fortë

Armiku i ri “i padukshëm” që rrit rrezikun e kancerit të mushkërive

Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind. Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.

Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?

Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.

“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkoolike. Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.

Pse pijet janë më të dëmshme se ushqimet me sheqer?

Sipas dietologes Jessica Cording, arsyeja kryesore është se pijet me sheqer nuk përmbajnë proteina, yndyra apo fibra, që janë përbërës që ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit.

“Kur e pi sheqerin, për shembull në një pije të gazuar apo lëng frutash, trupi e thith shumë shpejt dhe vjen një rritje e menjëhershme e nivelit të sheqerit në gjak, e ndjekur nga rënia po aq e shpejtë”, ka thënë ajo.

Collingwood ka theksuar se përmes pijeve, është shumë e lehtë të konsumosh sasi të mëdha sheqeri në pak kohë.

“Një pije 600 ml mund të përmbajë 15 deri në 18 lugë çaji sheqer, shumë më shumë se një racion i zakonshëm ëmbëlsire”, ka thënë ajo.

Cilat janë pijet që duhen shmangur?

Studimi veçon pije si: pijet e gazuara me sheqer, lëngjet e paketuara të frutave, limonadat, etj.

Champion sugjeron të konsumohen me kujdes ose të shmangen sa më shumë.

“Është më mirë të hash frutin e plotë sesa të pish lëngun e tij”, ka thënë ajo.
Për ata që kërkojnë diçka me flluska, ajo rekomandon ujin me gaz të kombinuar me fruta ose barishte.

“Frutat e malit me gjethe menteje janë kombinim i këndshëm”, ka thënë ajo.

Në fund, Moskovitz ka thënë se edhe nëse dëshiron ndonjëherë të konsumoni ndonjë pije të ëmbël, është në rregull, por kjo duhet të bëhet sa më rrallë.“Thjesht mos e bëni zakon të përditshëm”, ka thënë ajo.

Nga Kategoria

Ekstra

Hani speca djegës nëse doni shikim ‘shqiponje’ dhe zemër të fortë

21 Gusht, 2025
Ekstra

Armiku i ri “i padukshëm” që rrit rrezikun e kancerit të mushkërive

18 Gusht, 2025
Shëndeti

2 pije që aktivizojnë trupin dhe ju japin energji!

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari

21 Gusht, 2025

Vatër zjarri në Drashovicë, rrezikohet stalla me bagëti

21 Gusht, 2025

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

21 Gusht, 2025

Reuters zbulon kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

21 Gusht, 2025

Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

21 Gusht, 2025

Të huajat si “skllave seksi”, Shqipëria ”oaz” për shërbime seksuale

21 Gusht, 2025

BKH pa kryetar, teksa Dumanit i mbaron mandati, gazetarja Hoxha tregon dy skenarët e mundshëm

21 Gusht, 2025

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

21 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.