• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

16 Dhjetor, 2024
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.

Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Lexo edhe:

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.

Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.

Rutte e tha se “tani është thelbësore që të nxirren faktet” rreth sulmit dhe përgjegjësve të mundshëm.

Ai theksoi se dëshiron ta falënderojë komandantin e KFOR-it për “dislokim të shpejtë” të trupave për të mbrojtur infrastrukturën kyçe të Kosovës.

“Mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që KFOR-i të përmbush mandatin e tij të OKB-së”, theksoi Rutte.

KFOR – i cili ka rreth 4.700 ushtarë – është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.

Hovenier e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.

Ekspertët ligjorë dhe të sigurisë thonë se përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, duke shtuar se përfshirja ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do ta rriste besueshmërinë e hetimeve, por do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, tha për Radion Evropa e Lirë se mbështet idenë e një hetimi të tillë, në mënyrë që “situata të mos përshkallëzohet në diçka shumë më serioze”.

“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo rrugë pa krye, është që të bëhet një vlerësim i pavarur, faktik dhe objektiv i asaj që ka ndodhur”, tha Ellis për Exposenë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të përkohshme të ujit në disa pjesë të vendit./ REL

Tags: iber lepencmark ruttenato

Nga Kategoria

Bota

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.
Lajme

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.
Lajme

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vendet e BE-së intensifikojnë përpjekjet për deportim me një marrëveshje të re për qendrat e kthimit

8 Dhjetor, 2025

Berisha dhe Salianji të pranishëm, mbahet foltorja e radhës para kryeministrisë

8 Dhjetor, 2025

Fitorja si fillim, thotë presidenti sirian një vit pas rrëzimit të regjimit të Asadit.

8 Dhjetor, 2025
E pazakonta në Brazil: tifozët e Gremios blejnë biletat e tifozëve të rivalëve të njohur për...

E pazakonta në Brazil: tifozët e Gremios blejnë biletat e tifozëve të rivalëve të njohur për…

8 Dhjetor, 2025

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

8 Dhjetor, 2025

Njoftoni pilotin nga Zelandë e Re që kreu distilerinë e parë të gin-it në Makao

8 Dhjetor, 2025
"Njerëzit e shtypur dhe të përulur", Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta për rinovimin e dinjitetit.

“Njerëzit e shtypur dhe të përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta për rinovimin e dinjitetit.

8 Dhjetor, 2025
Aktorja turke njihet si një nga 10 aktoret më të bukura në botë për vitin 2025/2026.

Aktorja turke njihet si një nga 10 aktoret më të bukura në botë për vitin 2025/2026.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.