Shërbimi Kombëtar i Motit (NHC) tha të martën se Stuhia Tropikale Chantal ka mbërritur në tokë dhe tani po lëviz drejt brendësisë së Karolinës së Jugut lindore.
Stuhia tropikale po shoqërohet me erëra me shpejtësi 93 mph (150 km/orë), sipas NHC-së, dhe ndodhet rreth 70 milje (113 km) në perëndim-jugperëndim të Charleston, qytetit më të populluar të Karolinës së Jugut.
Sipas NHC-së, Chantal pritet të lëvizë në veri dhe pastaj në verilindje gjatë 24 orëve të ardhshme. Intensiteti i fenomeneve të motit pritet të ulet, me kërcënimin e përmbytjeve të menjëhershme.
Kujtohet se përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm prekën rëndë zonat e Teksasit qendror të premten, Ditën e Pavarësisë për SHBA-në. Numri i të vdekurve arriti në 59, njoftuan autoritetet të shtunën në mbrëmje (ora lokale), ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.
Klikoni Videon