• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin

15 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Isha këtu, në drejtim të kundërt me rrugën, mbaj mend që dëgjova zërin tënd”, fillon rrëfimin Donny MacKillop ndërsa kujton se si bashkëshortja e gjeti te stacioni i autobusit në Tucson të Arizonës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Mendova se do të më bërtisje”, kujton ai, ndërsa bashkëshortja ia kthen, “jo, nuk doja”.

Zoti MacKillop ishte nën ndikimin e drogës fentanil. Ai ishte zhdukur për gjashtë muaj.

Lexo edhe:

Testet e falsifikuara për COVID-19 dhe gripin të gjetura në të gjithë Europën

Ngjarjet me dronë përshkallëzohen ndërsa Turqia zbulon tre UAV në pesë ditë

“Përdora fentanil, sepse nuk mund të gjeja heroinë”, thotë zoti Mackillop.

Droga Fentanil është e lirë dhe fuqishme, por ndikimin e ka të shkurtër. Kjo e nxit përdoruesin që vazhdimisht të blejë më shumë. Zoti MacKillop paguante rreth një dollar për një pilulë dhe përdorte deri në 20 në ditë.

Me shumë gjasë, droga e zotit MacKillop hyri kontrabandë, në pikën kufitare ‘Nogales-Mariposa’.

Kjo pikë kufitare me Meksikën është më e afërta me shtëpinë e tij.

Pajisjet e reja në kufi skanojnë kamionët në kërkim të drogës duke përdorur rreze me energji të ulët për kabinën, ku ulet shoferi dhe energji më të lartë për rimorkion dhe ngarkesën e saj.

Ato janë vendosur këtu vitin e kaluar. Pasi shoferët nuk duhet të ndalojnë më dhe të dalin jashtë, numri i kamionëve që skanohen ka shkuar nga 100 në ditë në 700.

Oficerët në kufi më pas analizojnë imazhet nga skanimi.

Zërit të Amerikës iu dha qasje ekskluzive në dhomën e kontrollit për të parë se si qeveria e zbulon drogën.

“Ata vënë re se imazhet duket shumë më të dendura, më të errëta sesa kamioni i mëparshëm. Kjo është një anomali”, thotë Guadalupe Ramirez Drejtor i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në qytetin Tucson.

Një shembull i zbulimit të drogës përmes këtyre skanerave është me një kamion të mbushur me pjepër.

Hijet e rrumbullakëta janë ngarkesa e deklaruar, në këtë rast pjeprat.

“Kontrabanda është këtu”, thotë oficeri kufitar, ndërsa tregon pakot drejtkëndëshe, në dyshemenë e rimorkios, të mbushura me drogë.

Makinat e pasagjerëve kalojnë nëpër kontrolle të rregullta kufitare. Disa dërgohen për një kontroll më të detajuar.

Të tjerë kalojnë përmes skanerëve që dërgojnë imazhet te oficeri Alejandro Bachelier.

“Droga zakonisht fshihet tek panelet e dyerve dhe pas pllakës zjarrpritëse që ndan motorrin me kabinën, thotë ai.

Konfiskimet e Fentanilit janë dyfishuar çdo vit gjatë pesë viteve të fundit. Zyrtarët doganorë këtu dhe në pesë pika të tjera kufitare të Nogalesit kapën 60% të fentanilit.

Në fillim të këtij muaji, qeveria meksikane ra dakord të dërgojë 10 mijë trupa për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe drogës në kufi. Në shkëmbim Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të pezullojë tarifat ndaj Meksikës.

Zoti Ramirez, nga dogana në Tucson, thotë se çmimi i drogës fentanil në rrugë është rritur.

“Kjo tregon se kërkesat për drogën vazhdojnë, por përpjekjet tona po dëmtojmë furnizimin”, thotë Drejtori i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në degën e qytetit Tucson.

Ish përdoruesi i Fentanilit Donny MacKillop thotë se amerikanët duhet të ndalojnë stigmatizimin e njerëzve të varur nga droga.

“Familja ende më do, mu rikthye shpresa”, thotë ai ndërsa shpreson që përfundimisht t’i ketë kaluar ditët e varësisë nga droga./VOA

Nga Kategoria

Bota

Testet e falsifikuara për COVID-19 dhe gripin të gjetura në të gjithë Europën

21 Dhjetor, 2025
Bota

Ngjarjet me dronë përshkallëzohen ndërsa Turqia zbulon tre UAV në pesë ditë

21 Dhjetor, 2025
Bota

Si grupi i familjeve të pengjeve në Izrael u bë një forcë të fuqishme ndërkombëtare.

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Këshilli i Sigurisë në Izrael jep miratimin për ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, pas miratimit të 69 të tillave në vitet e fundit.

Këshilli i Sigurisë në Izrael jep miratimin për ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, pas miratimit të 69 të tillave në vitet e fundit.

21 Dhjetor, 2025
Hoti: Osmani përfundon mandatin pa lënë asnjë ndikim në ndërtimin e shtetit

Hoti: Situata me energjinë elektrike është e vështirë

21 Dhjetor, 2025
Video: Vinicius përballet me fansat, ylli brazilian i kritikuar në “Santiago Bernabeu”

Video: Vinicius përballet me fansat, ylli brazilian i kritikuar në “Santiago Bernabeu”

21 Dhjetor, 2025

Testet e falsifikuara për COVID-19 dhe gripin të gjetura në të gjithë Europën

21 Dhjetor, 2025
Përmbyllja e një tradite 400-vjeçare: Danimarka dërgon letrën e saj të fundit me postë/ Të rejat në komunikim në këtë vend nordik

Përmbyllja e një tradite 400-vjeçare: Danimarka dërgon letrën e saj të fundit me postë/ Të rejat në komunikim në këtë vend nordik

21 Dhjetor, 2025

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh, arrestohen dy autorët e krimit (EMRAT)

21 Dhjetor, 2025

Tragjedi e dyfishtë! 42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

21 Dhjetor, 2025

Ngjarjet me dronë përshkallëzohen ndërsa Turqia zbulon tre UAV në pesë ditë

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.