• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA shpall fillimin e fazës së dytë të planit të Trump për paqe në Gaza

14 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të planit të Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Gaza, ku do të ngrihet një qeveri teknokratike palestineze. Ai theksoi se kjo fazë do të përfshijë rinovimin e plotë të Gazës dhe demilitarizimin, përfshirë çarmatosjen e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze. Witkoff bëri të ditur se SHBA pret që Hamas të përmbushë obligimet e tij, duke përfshirë kthimin e trupit të pengut të fundit izraelit, dhe se dështimi për ta bërë këtë do të sjellë pasoja të rënda.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fazën e parë, Hamas dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim në tetor, një shkëmbim pengjesh, një tërheqje të pjesshme izraelite dhe një rritje të ndihmave. Pas njoftimit nga SHBA, ndërmjetësit rajonalë, përfshirë Egjiptin, Gazën dhe Turqinë, mirëpritën formimin e asaj që ata e quajtën “Komiteti Teknorik Palestinez për Administrimin e Rripit të Gazës”, duke thënë se do të kontribuonte në forcimin e përpjekjeve për stabilizim dhe përmirësim të situatës humanitare. Ky komitet do të drejtohet nga Ali Shaath, ish-zëvendësminist i planifikimit në autoritetin palestinez.

Administrata përkohshme do të operojë nën mbikëqyrjen e një “Bordi të Paqes”, të cilin do ta kryesojë Trump. Anëtarët e bordit pritet të njoftohen në ditët në vazhdim, përfshirë gjatë vizitës së presidentit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën tjetër. Nickolay Mladenov, ish-dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në Gaza.

Lexo edhe:

Roma vendos limit shpejtësie për të ulur aksidentet dhe ndotjen

Burgoset në Irlandë i riu shqiptar, ja për çfarë akuzohet

Hamas dhe Aleati i tij, Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), kanë shprehur mbështetje për formimin e kësaj qeverie teknokratike. Po ashtu, Autoriteti Palestinez, i dominuar nga Fatah, ka shprehur gjithashtu mbështetje për këtë proces. Zëvendës Presidenti Hussein al-Sheikh tha se udhëheqja e Trump ka kontribuuar në krijimin e një mundësie të re për paqe dhe stabilitet.

Në anën tjetër, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri të ditur se kishte biseduar me prindërit e Ran Gvili, pengut të fundit në Gaza, duke theksuar se kthimi i tij është prioriteti i tyre. Ky informacion vjen pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, kur 251 persona u morën peng dhe mbi 1,200 të tjerë u vranë. Reagimi izraelit ka rezultuar në një fushatë militare në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë mbi 71,430 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

Nga Kategoria

Bota

Roma vendos limit shpejtësie për të ulur aksidentet dhe ndotjen

14 Janar, 2026
Bota

Burgoset në Irlandë i riu shqiptar, ja për çfarë akuzohet

14 Janar, 2026
Bota

Starlink thuhet se është bërë falas në Iran

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Protestuesi 26-vjeçar mund të përballet me dënimin me vdekje në Iran”, Trump nga Zyra Ovale: Vrasjet janë ndaluar, do të mërzitem shumë nëse ndodhin.

“Protestuesi 26-vjeçar mund të përballet me dënimin me vdekje në Iran”, Trump nga Zyra Ovale: Vrasjet janë ndaluar, do të mërzitem shumë nëse ndodhin.

14 Janar, 2026

Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, çmimet ndryshe në etiketë ndryshe në kupon

14 Janar, 2026

Roma vendos limit shpejtësie për të ulur aksidentet dhe ndotjen

14 Janar, 2026
Përmbytja në Porto Romano: Si ndikoi hapja e rezervuarve në sistemin ujor?

Përmbytja në Porto Romano: Si ndikoi hapja e rezervuarve në sistemin ujor?

14 Janar, 2026
Është ekzekutuar djaloshi 4-vjeçar i partnerit të saj/ Njerka merr dënimin me burg të përjetshëm, babai përpiqet të fshehë ngjarjen.

Është ekzekutuar djaloshi 4-vjeçar i partnerit të saj/ Njerka merr dënimin me burg të përjetshëm, babai përpiqet të fshehë ngjarjen.

14 Janar, 2026

Arratisja e Ndocit/ Transferohen drejt Fierit të paraburgosurit e Durrësit

14 Janar, 2026
Serie A: Napoli pëson barazim të tretë radhazi ndaj Parmës

Serie A: Napoli pëson barazim të tretë radhazi ndaj Parmës

14 Janar, 2026

Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria merr në pyetje kirurgun e spitalit

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.