• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA i bën thirrje Japonisë: Ndaloni blerjen e gazit natyror nga Rusia

16 Tetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Uashingtoni dëshiron që Japonia të ndalojë importin e produkteve energjetike nga Rusia ”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, menjëherë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili bëri thirrje që India do t’i japë fund blerjeve të naftës nga Moska.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëpërmjet një postimi në platformën “X” sekretari i thesarit tha se ka biseduar me Ministrin japonez të Financave Katsunobu Kato, i cili ndodhet për vizitë në Uashingtonin, dhe i shprehu atij “pritjen e qeverisë (amerikane) që Japonia do të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia”.

Japonia, një vend i varfër në burime natyrore, është shumë i varur nga importet e naftës dhe gazit.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

Në vitin 2023, arkipelagu shpenzoi 582 miliardë jen (3.3 miliardë euro) për të importuar gaz natyror të lëngshëm rus (LNG), sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga doganat japoneze, një shumë kjo e rritur me 56% krahasuar me vitin 2021.

Rusia përbënte 8.9% të importeve totale të LNG-së të Japonisë në vitin 2023, duke e bërë vendin furnizuesin e tretë më të madh të arkipelagut, pas Australisë (42.6%) dhe Malajzisë (15%).
Reagimi i ministrit japonez

“Do të preferoja të mos komentoja mbi deklaratat e ministrave të tjerë”, ishte reagimi i zotit Kato kur u pyet për këtë ccështje nga punonjësit e medias japoneze të pranishëm në Uashington.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana jonë për të siguruar një paqe të drejtë në Ukrainë në bashkëpunim me vendet e tjera të G7-ës”, shtoi ai.

Çfarë tha Trump për Indinë?

Presidenti amerikan Donald Trump siguroi disa orë më parë se kryeministri indian Narendra Modi i kishte premtuar se Nju Delhi do të ndalojë blerjen e naftës ruse.

“Isha i mërzitur që India po blinte naftë (ruse) dhe (Z. Modi) më siguroi sot se nuk do të blinte më naftë nga Rusia”, tha presidenti republikan.

“Ky është një hap i madh përpara. Tani, duhet ta bind Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale. Nju Delhi nuk e ka konfirmuar këtë deri më tani.

Presidenti amerikan vendosi tarifa shtesë prej 50% për produktet indiane të eksportuara në SHBA më 27 gusht, si ndëshkim për blerjet e naftës ruse nga India, të cilën Uashingtoni thotë se po financon luftën që Vladimir Putin filloi në Ukrainë në shkurt 2022.

Tags: japonishba

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.