• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“SHBA- BE sugjerime Zelenskit të lëshojë territoret jokritike”, media amerikane: Presidentit ukrainas iu kërkua të vijë me një kundër-ofertë

19 Gusht, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në një klimë të qetë, krejt ndryshe nga takimi i tyre i mëparshëm në Zyrën Ovale gjashtë muaj më parë, Trump dhe Zelenski trajtuan disa nga pikat kyçe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ata e bënë këtë bashkë me aleatët evropianë, të cilët u shprehën të bashkuar për paqen: sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe liderët Giorgia Meloni për Italinë, Emmanuel Macron për Francën, Keir Starmer për Mbretërinë e Bashkuar, Friedrich Merz për Gjermaninë, Alexander Stubb për Finlandën.

Gjatë një pushimi në takim, Trump telefonoi presidentin rus Putin, me të cilin qëndroi në bisedë për 40 minuta. Rreth orës 18:00 me orën lokale (mesnatë në Itali), pas rreth pesë orësh takimesh, presidenti amerikan shkroi në rrjetin e tij Truth se kishte “nisur përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, mes presidentit Putin dhe presidentit Zelenski.

Lexo edhe:

Sulmi në Sydney me 12 të vdekur, Netanyahu kritikon kryeministrin australian: I thashë se qeveria e tij po nxit antisemitizmin.

Forbes shpall emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, me Ursula von der Leyen në krye të listës.

Do të kemi një trepalësh, me dy presidentët dhe mua. Është një hap i mirë fillestar për një luftë që vazhdon prej gati katër vitesh”. Sipas Axios, Trump shpreson që samiti dypalësh të zhvillohet shpejt, mundësisht deri në fund të gushtit. Kur rreth orës 18:00, liderët evropianë dolën nga Shtëpia e Bardhë, Merz u tha gazetarëve se “është rënë dakord që do të ketë një takim mes presidentëve rus dhe ukrainas brenda dy javëve të ardhshme”. Zelenski deklaroi në mbrëmje se data ende nuk është caktuar, se është i hapur për çdo opsion për takimin, por Putini dëshiron fillimisht një dypalësh.

Kremlini nga ana tjetër nuk dha konfirmime, por deklaroi vetëm se Trump dhe Putin kishin folur “për idenë e ngritjes së nivelit të përfaqësimit rus dhe ukrainas në negociata”. Një këshilltar i Putinit, Yuri Ushakov, e përshkroi “telefonatën si shumë të hapur dhe konstruktive” (në gjuhën diplomatike “e hapur” nënkupton se nuk ishin dakord për gjithçka, vëren New York Times).

Garancitë dhe territoret

Trump dha disa tregues për “llojin” e paqes që imagjinon. “Diskutuam për garancitë e sigurisë për Ukrainën, që do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, me koordinimin e Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai në Truth. Trump tha se evropianët do të jenë “vija e parë e mbrojtjes” për Kievin, por amerikanët “do të jenë të përfshirë”. Ishte Zelenski që dha më shumë detaje për atë që i nevojitet: një “ushtri ukrainase e fortë” dhe “trajnim e inteligjencë”. Çfarë garancish sigurie? “Gjithçka”, iu përgjigj gazetarëve në Zyrën Ovale. Trump nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë: “Do t’ju njoftojmë, ndoshta më vonë gjatë ditës” (por kjo nuk ndodhi më pas). Ai siguroi: “Do të ketë shumë ndihmë në aspektin e sigurisë”.

Tema e dorëzimeve territoriale nga ana e ukrainasve u trajtua prapa dyerve të mbyllura: disa foto të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë tregonin Trumpin dhe Zelenskin përballë një harte, por ukrainasit duan që kjo temë të zgjidhet vetëm në një negociatë me Putinin.

Askush nuk pret që Zelenski të pranojë versionin e parë të hartës së territoreve të propozuara nga Putini, por burime të Fox Neës thonë se “amerikanët dhe evropianët i kanë bërë “sugjerime të buta për territoret”, që të mendojë “çfarë është kritike për të ruajtur dhe çfarë mund të dorëzojë”, duke qenë të vetëdijshëm se duhet ta sjellë këtë mesazh në vendin e tij dhe të formulojë një “kundër-ofertë”.

Kjo bëhet më e lehtë nëse ka garanci sigurie “reale””. Presidenti ukrainas, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se vendi i tij është ofruar të blejë armë amerikane me një vlerë prej 90 miliardë dollarësh. Ky njoftim vjen ndërkohë që vendet evropiane kanë konfirmuar së fundmi se do të investojnë miliarda dollarë për të blerë armë nga kompanitë amerikane për të mbështetur Ukrainën, përfshirë sistemet Patriot.

E vetmja pikë fërkimi lidhet me armëpushimin, të cilin disa liderë evropianë e kanë cilësuar si thelbësor për të mundur të negociohet paqja. “Nuk mund ta imagjinoj takimin e ardhshëm pa një armëpushim” – tha kancelari gjerman Merz, duke theksuar se duhet ta bëjnë të ndodhë duke ushtruar presion mbi Putinin. “Të gjithë ne do të preferonim një armëpushim të menjëhershëm, ndoshta do të ndodhë… për momentin nuk po ndodh” – tha Trump. Presidentit amerikan ideja e armëpushimit i pëlqen në parim, por nuk e sheh si të domosdoshëm dhe nuk beson se Putini është gati ta pranojë.

Thirrja e evropianëve për armëpushim lind edhe nga skepticizmi i tyre mbi synimet e Putinit: ata duan një shenjë që ai me të vërtetë synon të ndalë luftën. Trump përsërit se “e di” që Putini do t’i japë fund konfliktit. Dhe Trump i sheh garancitë e sigurisë — dhe rolin e evropianëve — si çelës për ta shtyrë Zelenskin të bëjë dorëzime territoriale të ndërlikuara politikisht dhe kushtetueshmërisht.

Me letra të fshehura

Të dielën në mbrëmje, duke shkruar në rrjetet sociale, Trump kishte ushtruar presion mbi Zelenskin, duke thënë se ai mund t’i japë fund luftës “pothuajse menjëherë, nëse do” (dhe kishte përsëritur se nuk do të ketë kthim të Krimesë dhe as hyrje të Ukrainës në NATO).

Por dje presidenti amerikan shmangu të thotë kush ka “letrat më të mira” mes Ukrainës dhe Rusisë (në shkurt i tha Zelenskit se “nuk i kishte letrat”). Ai shtoi se përfundimi i luftës varet gjithashtu nga Putini. Nga ana e tij Zelenski shmangu të përsëriste kundërshtimin e ashpër ndaj dorëzimit të territoreve. Shtetet e Bashkuara ndiejnë një energji politike pas përpjekjes për paqe, edhe pse e dinë se nuk do të ndodhë menjëherë.

Nga Kategoria

Sulmi në Sydney me 12 të vdekur, Netanyahu kritikon kryeministrin australian: I thashë se qeveria e tij po nxit antisemitizmin.
Kryesore

Sulmi në Sydney me 12 të vdekur, Netanyahu kritikon kryeministrin australian: I thashë se qeveria e tij po nxit antisemitizmin.

14 Dhjetor, 2025
Forbes shpall emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, me Ursula von der Leyen në krye të listës.
Lajme

Forbes shpall emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, me Ursula von der Leyen në krye të listës.

14 Dhjetor, 2025
Milani “ndalet” në garën për titull, kuqezinjtë tronditen nga Sassuolo në ‘San Siro’
Lajme

Milani “ndalet” në garën për titull, kuqezinjtë tronditen nga Sassuolo në ‘San Siro’

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Protesta e 22 dhjetorit dhe situata politike, PD njofton datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

14 Dhjetor, 2025
Milani “ndalet” në garën për titull, kuqezinjtë tronditen nga Sassuolo në ‘San Siro’

Milani “ndalet” në garën për titull, kuqezinjtë tronditen nga Sassuolo në ‘San Siro’

14 Dhjetor, 2025
27 vjet pas vdekjes së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të tjerë të tij

27 vjet pas vdekjes së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të tjerë të tij

14 Dhjetor, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili ka ndjekur një operacion të vështirë disa muaj më parë, pritet me aplodise të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili ka ndjekur një operacion të vështirë disa muaj më parë, pritet me aplodise të mëdha në San Siro.

14 Dhjetor, 2025

Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë

14 Dhjetor, 2025
Merkatoja aktivizohet për Torino–Milano: Frattesi në rrugën drejt Juventusit, Khephren Thuram mund të ribashkohet me Markusin te Interi

Merkatoja aktivizohet për Torino–Milano: Frattesi në rrugën drejt Juventusit, Khephren Thuram mund të ribashkohet me Markusin te Interi

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In