Antoine Semenyo ka shpjeguar arsyen pse vendosi të mbajë fanellën me numrin 42 te Manchester City, pas transferimit të tij nga Bournemouth për 62.5 milionë paund.
Sulmuesi ganez u prezantua zyrtarisht si lojtar i City-t diten e sotme, duke u bërë një nga afrimet më të bujshme të skuadrës së Pep Guardiola-s.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i Manchester City, Semenyo tha se numri 42 ka një kuptim personal për të — edhe pse është i lidhur edhe me legjendën e klubit Yaya Touré, i cili e ka mbajtur më parë këtë numër.
“Ishte numri i parë që mora te Bristol City kur firmosa për herë të parë. Më ka mbetur gjithmonë në mendje. Doja ose 42, ose 24 — por 24 nuk ishte i lirë, prandaj u ktheva te numri im i parë. Kjo është arsyeja,” u shpreh Semenyo.










