• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite

10 Mars, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por zoti Rubio shtoi se megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes për mineralet e ralla mes Uashingtonit dhe Kievit, nuk ishin përpunuar ende.

Komentet zoti Rubio i bëri gjatë rrugës për në qytetin saudit Xhedah, ku ai dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, do të takohen të martën me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas.

Lexo edhe:

“E çova në shkollë dhe nuk m’u kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh në protestë: Jam me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel

Zoti Rubio tha se Uashingtoni po kërkon të krijojë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh ishte gati të bënte Kievi.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje rreth bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas.

Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.

Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dërgoi Presidentit Trump një letër me tone pajtuese, pas takimit të nxehtë mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.

Të premten e kaluar Presidenti Trump bëri komente rreth statusit të negociatave për paqe.

“Ne po përparojmë me Rusinë, por aktualisht ata po bombardojnë rëndë Ukrainën.

Dhe me thënë të drejtën, me Ukrainën, po has në vështirësi të merrem vesh, në një kohë kur ata nuk kanë asnjë kartë në dorë”, tha zoti Trump.

Si një formë presioni për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve, Presidenti Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake si dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Kievin, ndërsa ka kërcënuar Rusinë me sanksione e tarifa.

Analistët thonë se arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme për Presidentin Trump nga pikëpamja politike.

“Në thelb ai (Donald Trump) ka vënë bast presidencën e tij për arritjen e një lloj marrëveshjeje.

Dhe nuk e di çfarë do të ndodhë pasi ka kaq shumë ‘lojtarë’ (aktorë) me pozicione të ndryshme në këto negociata, qoftë Rusia, Ukraina, apo Bashkimi Everopian”, thotë William Pomeranz, i institutit amerikan ‘Kennan’, një institut kërkimor që kryen studime mbi Rusinë, ish-republikat sovjetike si dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës.

Përpara bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Xhedah që pritet të zgjasin deri më 12 mars, mbështetës të Kievit u mblodhën të shtunën në Uashington ndërsa zyrtarët ukrainas denoncuan një seri sulmesh ruse gjatë fundjavës kundër objektivave ukrainas në Donetsk, krahas rajonesh të tjera./VOA

Tags: arabia sauditerubio

Nga Kategoria

Aktualitet

“E çova në shkollë dhe nuk m’u kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh në protestë: Jam me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë

13 Qershor, 2026
Aktualitet

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel

13 Qershor, 2026
Kryesore

Nis protesta e 14-të! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës

13 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“E çova në shkollë dhe nuk m’u kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh në protestë: Jam me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë

13 Qershor, 2026

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel

13 Qershor, 2026

Nis protesta e 14-të! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës

13 Qershor, 2026

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

13 Qershor, 2026

Zvicra do të votojë për një plan që synon të kufizojë popullsinë në 10 milionë banorë

13 Qershor, 2026

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, arrest shtëpie për policin

13 Qershor, 2026

Grabitën 12 biznese në Lezhë, pranga 21-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

13 Qershor, 2026

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë

13 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.