• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite

10 Mars, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

Por zoti Rubio shtoi se megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes për mineralet e ralla mes Uashingtonit dhe Kievit, nuk ishin përpunuar ende.

Komentet zoti Rubio i bëri gjatë rrugës për në qytetin saudit Xhedah, ku ai dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, do të takohen të martën me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas.

Lexo edhe:

A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Ja çfarë zbuluan ekzaminimet

Protestë ndaj qeverisë në Nepal, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve me policinë.

Zoti Rubio tha se Uashingtoni po kërkon të krijojë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh ishte gati të bënte Kievi.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje rreth bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas.

Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.

Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dërgoi Presidentit Trump një letër me tone pajtuese, pas takimit të nxehtë mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.

Të premten e kaluar Presidenti Trump bëri komente rreth statusit të negociatave për paqe.

“Ne po përparojmë me Rusinë, por aktualisht ata po bombardojnë rëndë Ukrainën.

Dhe me thënë të drejtën, me Ukrainën, po has në vështirësi të merrem vesh, në një kohë kur ata nuk kanë asnjë kartë në dorë”, tha zoti Trump.

Si një formë presioni për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve, Presidenti Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake si dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Kievin, ndërsa ka kërcënuar Rusinë me sanksione e tarifa.

Analistët thonë se arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme për Presidentin Trump nga pikëpamja politike.

“Në thelb ai (Donald Trump) ka vënë bast presidencën e tij për arritjen e një lloj marrëveshjeje.

Dhe nuk e di çfarë do të ndodhë pasi ka kaq shumë ‘lojtarë’ (aktorë) me pozicione të ndryshme në këto negociata, qoftë Rusia, Ukraina, apo Bashkimi Everopian”, thotë William Pomeranz, i institutit amerikan ‘Kennan’, një institut kërkimor që kryen studime mbi Rusinë, ish-republikat sovjetike si dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës.

Përpara bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Xhedah që pritet të zgjasin deri më 12 mars, mbështetës të Kievit u mblodhën të shtunën në Uashington ndërsa zyrtarët ukrainas denoncuan një seri sulmesh ruse gjatë fundjavës kundër objektivave ukrainas në Donetsk, krahas rajonesh të tjera./VOA

Tags: arabia sauditerubio

Nga Kategoria

Aktualitet

A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Ja çfarë zbuluan ekzaminimet

8 Shtator, 2025
Protestë ndaj qeverisë në Nepal, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve me policinë.
Lajme

Protestë ndaj qeverisë në Nepal, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve me policinë.

8 Shtator, 2025
Aktualitet

Prekëse/ Babai humbi jetën në aksident, vajzat e Kreshnik Tomanit në Fier shkojnë në ditën e parë të shkollës të shoqëruara nga nëna

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Ja çfarë zbuluan ekzaminimet

8 Shtator, 2025
Protestë ndaj qeverisë në Nepal, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve me policinë.

Protestë ndaj qeverisë në Nepal, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve me policinë.

8 Shtator, 2025

“Jo e vërtetë” – Reagimi në dhomën e zhveshjes pas transferimit 125 milion £ të Isak te Liverpool

8 Shtator, 2025
Izraeli godet Gazën me raketat pas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes: Sulmet do të vazhdojnë derisa Hamas të dorëzohet.

Izraeli godet Gazën me raketat pas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes: Sulmet do të vazhdojnë derisa Hamas të dorëzohet

8 Shtator, 2025

Liverpool s’do të bëjë ofertë tani për Marc Guehi, synon transferimin në verën 2026

8 Shtator, 2025
SHBA dhe evropianët përgatiten për sanksione të reja ndaj Moskës, zëdhënës i Kremlinit: Nuk kanë pasur asnjë ndikim mbi ne.

SHBA dhe evropianët përgatiten për sanksione të reja ndaj Moskës, zëdhënës i Kremlinit: Nuk kanë pasur asnjë ndikim mbi ne

8 Shtator, 2025

Prekëse/ Babai humbi jetën në aksident, vajzat e Kreshnik Tomanit në Fier shkojnë në ditën e parë të shkollës të shoqëruara nga nëna

8 Shtator, 2025

Humbi jetën nga breshëria e kallashnikovit/ Ky është viktima e dytë e atentatit në Shkodër

8 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.