• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Sarandë/ 15-vjeçarja hidhet nga kati i 4, fatmirësisht shpëton! Babai: E bullizonin në shkollë! Shoqja: Është vajzë e urtë

24 Shtator, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë 15-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen në Sarandë, pasi është vetëhedhur nga kati i 4-t i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa gjimnazistja ndodhej në banesë pasi ishte kthyer nga shkolla.

Ajo dhe vëllezërit e saj, së bashku me prindërit, ndodheshin të gjithë në shtëpi pasi vëllai i saj i vogël kishte ditëlindjen.

Lexo edhe:

Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, në pronësi të një 30-vjeçari (EMRI)

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

Por teksa po festonin, 15-vjeçarja në një moment po qëndronte nga dhoma, familjarët dëgjuan një zhurmë nga ballkoni. Ata gjetën në rrugë vajzën. Fatmirësisht, adoleshentja u përmend dhe u dërgua në spital.

Babai i vajzës ka treguar edhe dinamikën. Ai ka sqaruar se sapo kishte ardhur në shtëpi nga shkolla, i kishte treguat babait se një vajzë dhe një djalë në shkollë e kishin bullizuar.

“Vajza është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë. Nga spitali i Traumës me thonë se vajzës i janë bërë të gjitha ekzaminimet, ka qene në gjendje të mirë shëndetësore. Vjen në shtëpi dhe i thotë vëllait, një vajzë bashkë me një shokun e saj në klasë më ofendonte, më thoshte je e shpifur. Vëllai i thotë, mirë motër mos u mërzit se do t’i zgjidhim këto gjëra. Dje kisha dhe datëlindjen e djalit të vogël që mbushi 12 vjeç. Në ato momente, djali i madh po gatuante në kuzhinë, vajza për momentin u shtri. Në shtëpi ishim të gjithë. Kurse ish-bashkëshortja po bisedonte me një mësuese jashtë te dera. Për hatër të fëmijëve thashë të mblidhemi. Ndodhi e papritura. Nusja sa futet në korridor, bërtet, dëgjon një zhurmë nga ballkoni lart, edhe më thotë çfarë ra nga ato materialet e tua që ke në ballkon? Nuk ka gjë por shiko vajzën i thashë unë. Del në ballkon shikon vajzën shtrirë në këtë vendin këtu, edhe ulëret. Dalim të gjithë jashtë dhe marrim vajzën, mblidhen kalimtarë të rastit që i hodhën ujë, e përmendën. Pastaj kanë ardhur e kanë marrë dy inspektorë të policisë që ishin rastësisht këtu, morën ambulancën, erdhi ambulanca 7-8 minuta. E çuan në spital”.

Babai dyshon se vajza është bullizuar prej kohësh në shkollë dhe kishte vënë re ndyshim në sjelljen e të bijës. Sipas tij, 15-vjeçarja, që aktualisht është në vit të 1 gjimnaz, bullizohej edhe në 9-vjeçare.

“Vajza gjithmonë, që i jepja 5 mijë lekë në mëngjes, ma sillte përsëri në drekë dhe rrinte dhe pa ngrënë. I thosha pse nuk hëngre, jo babi jam kështu.. gjente pretekste, gjente arsye për t’u justifikua që nuk hante bukë. Ajo kishte arsye të tjera mesa shoh unë, sepse nuk është hera e parë që vajza vjen shumë e ndrojtur, shumë e frikësuar nga shokët ose shoqet në shkollë.

Është në vit të parë gjimnaz. E njëjta gjë i ndodhte dhe kur ishte në 9-vjeçare. Të tilla gjëra, por nuk më shprehej dhe aq shumë mua. Megjithatë, ne e kuptonim dhe i flisnim, bisedonim me të, e merrnim me dashuri, e nxirrja xhiro, i blenim gjërat që donte. Kohët e fundit ajo ishte…nuk del jashtë, sepse unë e di sa të dali e bullizojnë direkt. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi. Po ta çoj në shkollë, djalin do ma rrahin, do ma pështyjnë, do ma poshtërojnë. Nuk e di, edhe pse nuk e kuptoj pse ndodh. Edhe këtu në lagje, djalin unë e mbaj brenda në shtëpi. Dhe tani është në shtëpi. Unë mendoj që do ta heq vajzën fare nga shkolla për arsye bullizimi. Nuk ka korrektësi në shkolla. Mësuesja është një prind i dytë për fëmijën. Se nesër kur vajza del nga shkolla, unë nuk e di ku më shkon. Mund të shkojë në det të mbytet. Jam i detyruar t’i rri roje 24 orë”.

E mitura, pasi mori mjekim në Spitalin e Sarandës, është dërguar në Tiranë. Fatmirësisht, gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

“Me vajzën kam folur në telefon, që është në Tiranë, jam shumë mirë thotë”.

Babai ka bërë edhe apel që këto ngjarje mos të përsëriten.

“Sot i ndodhi vajzës time, nesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Mësues, psikologë, të marrin parasysh këto gjëra, t’i parandalojnë. Të futet një program psikologjie në shkollë për të gjithë nxënësit, qoftë 9-vjeçare, qoftë në shkollën e mesme. Të parandalohen këto gjëra sepse janë të rrezikshme”.

Për këtë ngjarje ka folur edhe një shoqe e 15-vjeçares, e cila ka thënë se adoleshentja është një vajzë e urtë dhe nuk e besoi kur mësoi për lajmin.

“Ishte shumë vajzë e urtë. Të gjithë i flisnin edhe e gjithë klasa më thonin që nuk po marr dot shpjegim pse ndodhi, ishte shumë vajzë e urtë, na fliste, na qeshte, nuk e prisja këtë gjë. Nuk e dija që ishte në këtë gjendje. Ajo më tha disa gjëra që kishte për bullizimin në shkollë. Jam ndjerë shumë e tronditur. Kur erdhëm nga shkolla, sa u ndamë atë moment, më thonë që ka rënë nga kati i 4-t. Unë u trondita, erdha direkt, dhe thjesht kur e pashë ngela dhe nuk kisha fjalë. Dhe mësuesja na foli për këtë etapë sot dhe na tha që do kini kujdes nga këto se në shkollë nuk ka momentalisht psikologe dhe mësuesja na tha që për çdo gjë që të keni do na shpreheni, si tek familja dhe tek mua”.

Ndërkohë, Policia e Sarandës i ka referuar materialet për vlerësim në Prokurori./report tv

Tags: bullizimsarande

Nga Kategoria

Aktualitet

Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, në pronësi të një 30-vjeçari (EMRI)

24 Shtator, 2025
Lajme

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

24 Shtator, 2025
Bota

“Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë”, Zelensky flet në OKB: Paqja varet nga të gjithë ne

24 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kristofer Nkunku ‘i qetë dhe i vendosur’ për të pasur sukses te AC Milan pas shënimit të golit të parë pas kalimit nga Chelsea.

24 Shtator, 2025
Prattipati nderon Bunjakun - KOHA.net

Prattipati nderon Bunjakun – KOHA.net

24 Shtator, 2025

Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, në pronësi të një 30-vjeçari (EMRI)

24 Shtator, 2025

Kina heq statusin e vendit në zhvillim në WTO ndërsa tensionet mbi tarifat vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara kanë argumentuar prej kohësh se Kina duhet të dorëzojë këtë status për shkak se është ekonomia e dytë më e madhe në botë.

24 Shtator, 2025

Arne Slot i preferuar pritet t’i ofrohet një kontratë e re nga Liverpool pas fillimit të fortë të sezonit.

24 Shtator, 2025

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

24 Shtator, 2025

“Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë”, Zelensky flet në OKB: Paqja varet nga të gjithë ne

24 Shtator, 2025
NASA investon një miliard dollarë për ndërtimin e një stacioni hapësinor privat: Ja si do të funksionojë Haven-1 dhe si do të ndikojë në eksplorimin e universit.

NASA investon një miliard dollarë për ndërtimin e një stacioni hapësinor, ja si do të funksionojë

24 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.