• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Samiti i biznesit, Shqipëria në kërkim të një modeli ekonomik të bazuar në inteligjencën artificiale

24 Prill, 2025
tek Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po shndërrohet në një mjet të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe transformimin e tregut të punës, në Shqipëri u organizua një samit ku fokusi e kishte pikërisht në këtë fushë – “AI Business Summit 2025”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Eventi kishte fokus transformimin ekonomik përmes inteligjencës artificiale dhe u organizua nga Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare të konsulencës Accenture.

Në mjediset e Innovation Hub Piramida, samiti mblodhi së bashku përfaqësues të biznesit, institucioneve publike dhe komunitetit akademik, për të adresuar sfidat dhe mundësitë që sjell AI në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe:

“Na këpute shpirtin o vëlla, nuk e besoj që nuk je më”, ky është 20-vjeçari lezhjan që humbi jetën nga aksidenti në Itali

EMRAT/ Hodhën në erë diskon në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë në pranga, zbardhet dinamika e ngjarjes

Denald George Tafani, kryetar i HBAA, theksoi rolin që ka inteligjenca artificiale në rikonceptimin e modeleve tradicionale të zhvillimit: “Ky samit është një platformë që lidh AI me të ardhmen e biznesit shqiptar dhe në rajon. Po vendosim në qendër një nga temat më strategjike të kohës – ndikimin transformues të AI në shoqëri dhe ekonomi. AI nuk është më teknologjia e së ardhmes, por realiteti i sotëm i suksesit të biznesit.”

Ai shtoi se: “Nuk është më një çështje nëse do e zbatojmë AI në biznes, por si, ku dhe për çfarë. Për bizneset e vogla dhe të mesme, integrimi i AI paraqet sfida për shkak të kufizimeve financiare, mungesës së infrastrukturës dhe njohurive. Përmes këtij samiti, synojmë t’u ofrojmë qasje në njohuri, eksperienca dhe modele praktike për ta kthyer AI-në në një mjet për rritje dhe konkurrueshmëri.”

Samiti solli perspektiva nga figura kyçe si Dr. Kyriacos Sabatakakis, drejtor menaxhues i Accenture në Greqi, i cili prezantoi një analizë të bazuar në të dhëna për impaktin e AI në rezultatet financiare të kompanive.

“Në një studim të fundit, vetëm 13% e kompanive që kishin investuar në AI po shihnin realisht vlerë të shtuar. Kjo tregon një hendek mes perceptimit dhe rezultateve konkrete, që kërkon strategji më të qarta implementimi.

Rruga drejt suksesit kalon përmes riformatimit të organizatës, forcimit të bazës digjitale dhe zhvillimit të aftësive të reja.”

Një ndër momentet më të rëndësishme të samitit ishte theksi i vendosur mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. Athanasios Astrakas, zv.kreu i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, tha:

“Organizimi i një samiti për inteligjencën artificiale nuk është vetëm i përshtatshëm, është i domosdoshëm. AI nuk është një tendencë, por një ndryshim i domosdoshëm. Ai po riformëson mënyrën si mendojmë, punojmë dhe bashkëpunojmë. Sot, Shqipëria dhe

Greqia nuk janë vetëm fqinj, por partnerë në një ekosistem të përbashkët ekonomik që synon inovacionin dhe drejtim.”

Në diskutimet e organizuara përgjatë ditës, u trajtuan temat kyçe si bashkëpunimi njeri-makinë, infrastruktura digjitale për zbatimin e Generative AI, roli i të dhënave dhe partneriteteve teknologjike, si dhe nevoja për të ndërtuar një fuqi punëtore të gatshme për epokën e inteligjencës artificiale.

Shqipëria – një potencial për t’u kthyer në një qendër rajonale të teknologjisë

Duke reflektuar mbi hapat e para të ndërmarra nga Shqipëria për integrimin e AI në administratë dhe prokurime publike, Tafani theksoi potencialin e vendit për të ndjekur modelin grek:

“Shqipëria mund të bëhet një qendër dinamike teknologjie në Ballkan, duke ndjekur shembullin e Greqisë që është një nga shtatë vendet e BE-së me potencial për t’u kthyer në një AI HUB për Unionin. Me bashkëpunimin e aktorëve nga biznesi, qeveria dhe akademia, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë dhe konkurrues.”

AI Business Summit 2025 po konfirmohet si një pikë takimi strategjike për të kuptuar më mirë sesi inteligjenca artificiale po ndikon në modelet e biznesit dhe ekonomisë në tërësi.

Evente synojnë ta pozicionojnë Shqipërinë si pjesë aktive të transformimit teknologjik në biznes. Debatet, analizat dhe përvojat që ndahen në këtë platformë pritet të japin impulse konkrete për politikat publike dhe vendimmarrjen private në vitet që vijnë.

Tags: inteligjence artificialesamit

Nga Kategoria

Aktualitet

“Na këpute shpirtin o vëlla, nuk e besoj që nuk je më”, ky është 20-vjeçari lezhjan që humbi jetën nga aksidenti në Itali

23 Janar, 2026
Kryesore

EMRAT/ Hodhën në erë diskon në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë në pranga, zbardhet dinamika e ngjarjes

23 Janar, 2026
Aktualitet

Mjegull e dendur dhe temperatura nën zero në juglindje, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gruaja arratiset nga rrëmbimi në një kishë në Nigeri

23 Janar, 2026
"Çfarë po ndodh me të tjerët këtu?" / Viktor Orban kritikon vendet e BE-së: Ata nuk e duan paqen mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Çfarë po ndodh me të tjerët këtu?” / Viktor Orban kritikon vendet e BE-së: Ata nuk e duan paqen mes Ukrainës dhe Rusisë.

23 Janar, 2026

Ministri thotë se pretendimet e Trumpit për trupat e NATO-s në Afganistan janë zhgënjyese.

23 Janar, 2026

Unai Emery është irrituar me Youri Tielemans dhe shtyn mesfushorin e Aston Villa-s gjatë fitoreve në Ligën e Evropës ndaj Fenerbahçes.

23 Janar, 2026

“Na këpute shpirtin o vëlla, nuk e besoj që nuk je më”, ky është 20-vjeçari lezhjan që humbi jetën nga aksidenti në Itali

23 Janar, 2026
Destinacion i papritur për Kristjan Asllanin, publikohen detajet për pagën dhe shifrat e transferimit!

Destinacion i papritur për Kristjan Asllanin, publikohen detajet për pagën dhe shifrat e transferimit!

23 Janar, 2026

A do të anashkalojë përpjekja e Trump-it për t’u bërë krijues paqeje Kombet e Bashkuara që po përballen me sfida?

23 Janar, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje në Spanjë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje në Spanjë

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.