• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Po me sa duket nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret. Pas samitit të tyre në Alaskë Trump dhe Putin thanë se bisedimet e tyre kishin qenë pozitive. Presidentit rus Vladimir Putin tha gjatë një deklarate për shtyp, ku atij iu dha fjala si i pari, se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe të pasura në përmbajtje. “Ne krijuam kontakte të mira, të drejtpërdrejta me zotin Trump.” – tha Putini.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Putini e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën. Ai tha se qe biseduar për marrëveshje, të cilat mund të shërbejnë si pikënisje për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës, por nuk dha detaje.

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”

Lexo edhe:

Dhimbja e familjes Boba: Shtëpia bosh pas humbjes tragjike të Erionit nga një sulm i të miturit

Pse po takohen Putin dhe Modi në Delhi

Edhe Trumpi e vlerësoi atmosferën e bisedimeve – por dhe ai nuk tha ndonjë gjë konkrete. “Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe ramë dakord për shumë pika. Të hapura kanë mbetur shumë pak. Disa nuk janë aq të rëndësishme. Njëra mund të jetë më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur qëllimin tonë. Nuk jemi ende atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.” tha Trump duke shtuar: “Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje.”

Trump njoftoi se do të flasë në telefon me NATO-n dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Pas deklaratave të bëra nga të dy presidentët nuk u lejuan pyetje nga shtypi.

Pas takimit Trumpi dha një intervistë për Fox News. Ai theksoi se Ukrainaduhet të bjerë dakord për një marrëveshje të mundshme me Rusinë dhe e këshilloi Zelenskin: “Bëjeni marrëveshjen. Ju duhet ta bëni marrëveshjen”. Rusia, tha ai, është një “fuqi shumë e madhe”, ndërsa Ukraina jo. Nuk është e qartë nëse Trump kishte folur në telefon me Zelenskyn përpara intervistës.

Ischinger: Samiti i Alaskës qe fitore 1:0 për Putinin

Samiti i Alaskës midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ishte një fitore e qartë për Putinin, mendon ish-kryetari i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Wolfgang Ischinger.

“Alaska: Putini mori tapetin e kuq me Trumpin, Trumpi asgjë,” shkroi Ischinger në platfformën X.

“Sikurse kishim frikë: pa armëpushim, pa paqe. Pa përparim të vërtetë – shumë qartë 1:0 për Putinin – jo sanksione të reja. Për ukrainasit: asgjë. Për Evropën: thellësisht zhgënjyese,” shkroi Ischinger.

Ischinger ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2006 dhe ishte kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë nga viti 2008 deri në vitin 2022./DW

Nga Kategoria

Aktualitet

Dhimbja e familjes Boba: Shtëpia bosh pas humbjes tragjike të Erionit nga një sulm i të miturit

5 Dhjetor, 2025
Analizë

Pse po takohen Putin dhe Modi në Delhi

4 Dhjetor, 2025
Analizë

850 mijë lekë për bojaxhinjtë dhe 900 për pllakaxhinjtë, Drejtoria e Tatimeve publikon listën e pagave, u kërkon ndërtuesve t’i deklarojnë të plota (E PLOTË)

1 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Rama: Agjentë të BKH-së kanë ardhur në Kryeministri, ja çfarë kërkonin!

14 Dhjetor, 2025

Prisonierët bjellorusë festojnë lirimin pas heqjes së sanksioneve nga SHBA.

14 Dhjetor, 2025
“Dëgjova befasime për disa guximtarë të BKH”, Rama kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave: Mendojnë se çekiçi mund të përdoret për të aksesuar arkën e shtetit.

“Dëgjova befasime për disa guximtarë të BKH”, Rama kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave: Mendojnë se çekiçi mund të përdoret për të aksesuar arkën e shtetit.

14 Dhjetor, 2025

Mikel Arteta jep informacion të rëndësishëm për lëndimin e Ben White

14 Dhjetor, 2025

Trump premton “ndërveprim të fortë” pas vrasjes së 3 amerikanëve në sulmin në Siri

14 Dhjetor, 2025
Rama reagon pas rikthimit të Ballukut në detyrë: U hoq një precedent i veçantë, një interpretim brutal i ligjit në stil shqiptar

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, Rama: Gjyqi është partizan dhe jashtë ligjit

14 Dhjetor, 2025

Zemërim ndaj turit të Lionel Messit në Indi si ‘GOAT’, fansat hedhin karrige dhe shishe në stadium.

14 Dhjetor, 2025

Vrasja e pronarit GREK dhe punëtorit SHQIPTAR, shpallen në kërkim dy GRA dhe një 30-vjeçar!

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.