• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Salah shpërthen: “Liverpool po më nxjerr budalla – nuk e pranoj këtë trajtim”

7 Dhjetor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool po kalon një periudhë të vështirë, por situata u përkeqësua edhe më shumë pasi Mohamed Salah shpërtheu në deklarata të ashpra pas barazimit 3–3 kundër Leeds United. Sulmuesi egjiptian, për të tretën ndeshje radhazi, mbeti në stol – dhe për herë të dytë brenda disa ditësh nuk luajti asnjë minutë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nuk e pranoj këtë. Nuk e kuptoj pse më ndodh gjithmonë mua. ‘Sakrifikojmë Mo-n’, sepse ai qenka problemi. Por nuk mendoj se jam unë problemi,” tha Salah në zonën e intervistave pas ndeshjes.

33-vjeçari e cilësoi këtë situatë si të paprecedentë në karrierën e tij:
“Të jem 90 minuta në stol… është hera e tretë. E para në karrierën time. S’më besohet. Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë aq shumë për këtë klub, të gjithë e kanë parë. Dhe tani rri në stol, pa asnjë arsye. Ndihem si i tradhtuar.”

Lexo edhe:

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

Sipas tij, dikush brenda klubit po e fajëson për rezultatet e dobëta:
“Mendoj se është shumë e qartë që dikush po më hedh fajin. Klubi më premtoi shumë këtë verë, por unë jam tre ndeshje në stol. Nuk besoj se e kanë mbajtur fjalën.”

Salah e drejtoi gishtin edhe te trajneri Arne Slot:
“Kam thënë shumë herë që kisha marrëdhënie të mirë me trajnerin, por papritur nuk e kemi më. Nuk e di pse. Më duket sikur dikush s’më do më këtu.”

Trajneri holandez justifikoi vendimin duke thënë se ndeshja kërkonte kontroll të lojës dhe jo një gol tjetër. Por ndërkohë, lojtarë si Ekitiké, Gakpo dhe Isak duket se e kanë kaluar Salah-n në hierarki.

Rindërtimi i marrëdhënies së tij me klubin është bërë edhe më i ndërlikuar nga negociatat e gjata të verës së kaluar për rinovimin. Megjithatë, Salah firmosi deri në vitin 2027, me pagë 23 milionë euro në sezon.

Salah vjen nga një nga sezonet më të mira të karrierës, me 34 gola në të gjitha garat në 2014–2015, dhe ka shënuar 250 gola në 420 ndeshje për Liverpool-in. Prandaj ulja në stol për tre ndeshje, dy herë pa luajtur fare, ka krijuar një tension të paprecedentë në Anfield.

Egjiptiani la të hapur edhe mundësinë e largimit:
“Nesër thirra nënën time. I thashë të vijë në ndeshjen me Brighton-in, edhe nëse nuk luaj. Dua ta shijoj, sepse nuk e di çfarë do të ndodhë. Do të jetë ndeshja ime e fundit para Kupës së Kombeve të Afrikës… dhe ndoshta më e fundit për Liverpool-in. Në futboll nuk i dihet kurrë.”

Salah do të bashkohet me kombëtaren e Egjiptit më 15 dhjetor, dhe ndeshja kundër Brighton mund të jetë e fundit e tij në 2025 — ose e fundit për klubin, nëse merkatoja e dimrit sjell surpriza.

Tags: liverpoolsalah

Nga Kategoria

Sporti

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026
Sporti

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026
Sporti

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.