• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të trupave të huaj në Ukrainë

6 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok.

Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.

Lexo edhe:

Alarm nga reshjet e dendura në Spanjë, përmbytjet paralizojnë Barcelonën dhe anulohen mbi 100 fluturime

Zbardhen detaje të reja nga fluturimi Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit

Komentet e Putinit kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetit”, i cili është zotuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën, dhe pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të vazhdojë të hakmerret ndaj sulmeve ruse në objektet e energjisë, pavarësisht kritikave të Sllovakisë dhe Hungarisë – të dyja blerëse të naftës ruse.

Në Vlladivostik të Rusisë, Putini e ka nënvlerësuar rëndësinë e një takimi me Zelenskyn, mirëpo ka sugjeruar se mund ta takojë atë vetëm në një vend.

“Vendi më i mirë është kryeqyteti rus, qyteti i heronjve, Moska”, ka thënë Putin.

Zelensky dhe zyrtarë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar këtë propozim si joserioz.

“Ai mund të vijë në Kiev”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin ABC News.

“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, ka thënë Zelensky.

Këto deklarata janë bërë pas disa takimeve të nivelit të lartë në Kinë, më herët gjatë javës, të cilat ia kanë bërë të qartë liderit rus se nuk është i izoluar në skenën botërore, pavarësisht shkëputjes së lidhjeve me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 2022.

Presidenti amerikan është shprehur disa herë shumë i zhgënjyer me Putinin, teksa tenton të ndërmjetësojë përfundimin e luftës. Ai ka vendosur disa herë ultimatume, dhe ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një pakt për paqe. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putini e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Nga Kategoria

Bota

Alarm nga reshjet e dendura në Spanjë, përmbytjet paralizojnë Barcelonën dhe anulohen mbi 100 fluturime

30 Shtator, 2026
Bota

Zbardhen detaje të reja nga fluturimi Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit

30 Shtator, 2026
Bota

Aeroplani bën ulje emergjente në Arabinë Saudite, Izraeli hedh poshtë raportimet për rrëmbim! Zbulon arsyen

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zidane nis në mënyrë perfekte me Francën, dy fitore dhe një pagë modeste për standardet e tij

30 Shtator, 2026

Guardiola del në mbështetje të Manchester Cityt pas vendimit të Premier League: “Do ta kalojmë së bashku”

30 Shtator, 2026

“Sa sufllaqe duhen për t’i lëpirë të pasmet kryeministrit”, Sara Mila i përgjigjet Dea Mishel: Bullizove fëmijët jetim…

30 Shtator, 2026

Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas më shumë se 6 muajsh në arrati ish-bashkëshorti

30 Shtator, 2026

Alarm nga reshjet e dendura në Spanjë, përmbytjet paralizojnë Barcelonën dhe anulohen mbi 100 fluturime

30 Shtator, 2026

Zbardhen detaje të reja nga fluturimi Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit

30 Shtator, 2026

Laporta zbulon pse Barcelona hoqi dorë nga Lautaro Martínez

30 Shtator, 2026

Plas sherri në burgun grek/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve! (Plagosen gjashtë persona)

30 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.