• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 16 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

RTSH: mes detyrimit publik dhe prangave politike

16 Janar, 2026
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe as drejtpërdrejt nga taksat e përgjithshme. Financimi i tij vjen nga një tarifë modeste, më pak se 1 euro në muaj për çdo familje. Këtu nis edhe paradoksi i parë: 10 për qind të kësaj tarife, më e ulëta në kontinent, e mban vetë shteti në rolin e agjentit tatimor. 

Me këto thërrime financiare, ne kërkojmë shërbim publik të nivelit nordik dhe pastaj habitemi pse ky standard nuk arrihet kurrë.

Lexo edhe:

Delegacioni ukrainas në SHBA për negociata paqësore, Zelensky: Shpresojmë të arrijmë nënshkrimin e garancive të sigurisë.

Më shumë se një në pesë vizitorë ishin Italianë në nëntor 2025

RTSH-ja e ka provuar se reforma është e mundur. Periudha 2016–2021 (drejtimi i Thoma Gëllçit) dëshmoi se institucioni mund të lëvizë, të modernizohet dhe të kapë formatet e kohës.
U hartuan parimet editoriale, u hartua strategjia e zhvillimit dhe plani i biznesit të cilat u hodhën në kosh menjëherë pas ndërprerjes së dhunshme të reformës në RTSH.

(RTSH nuk kishte asnjë qindarkë borxh dhe kishte një pakete te plote sportive- deri edhe champion league)

Edhe pse nuk ishte një sukses absolut, ishte një përpjekje serioze që publiku e ndjeu dhe e mbështeti. Për herë të parë, transmetuesi publik po kthehej në një alternativë dinjitoze.

Megjithatë, në kalimin teknologjik nga analogu në digjital, ndodhi “çudia” tipike shqiptare. Ndërsa qeveria subvencionoi me miliona euro grante transmetuesit kombëtarë privatë, RTSH-ja, që mbante barrën kryesore të këtij transformimi, u ngarkua me një kredi prej 25 milionë eurosh. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbi këtë kredi shteti i faturoi edhe rreth 4 milionë euro TVSH, në kundërshtim me frymën e ligjit. Bilanci ishte i qartë: privatët u subvencionuan, ndërsa publiku u faturua.

Goditja e radhës erdhi përmes ndërhyrjes brutale politike – dhe të SPAK, – çështja e famshme “RTSH–Agro” dhe zhurma e krijuar mbi pagesën e një tenderi që u vonua 4 ditë e ktheu transmetuesin një dekadë pas.

Sot, RTSH-ja jeton me një mentalitet mbijetese. Ajo nuk guxon as të mendojë për një raportim kritik ndaj pushtetit. Nuk bëhet fjalë për censurë me shkrim, por për diçka shumë më të rrezikshme: autocensurën. Sistemi e ka trajnuar institucionin që të mos rrezikojë, duke e kthyer heshtjen në mjetin më të lirë dhe më efikas të kontrollit.

Problemi i vërtetë nuk është thjesht vonesa në reformim, por mungesa e një mbështetjeje të sinqertë politike ndër vite. Të gjithë flasin për “reformë”, por askush nuk është i gatshëm të mbrojë pavarësinë editoriale. Përkundrazi, politika vazhdon ta shkelë ligjin që në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Vetë Kryeministria e trajton RTSH-në si një infrastrukturë teknike të saj dhe jo si një pasuri kombëtare.

Në një treg mediatik ku interesat e pronarëve privatë mbizotërojnë mbi interesin publik, një media publike e pavarur nuk është luks, por një domosdoshmëri.

RTSH-ja duhet të reformohet, por jo duke e mbyllur në panik, jo duke u privatizuar e as duke u “binjakëzuar” me kulla. Sfida nuk është si t’ua japim privatëve, por si t’ua marrim.
Ajo ka nevojë për një kontratë të re me publikun, të bazuar mbi transparencën, profesionalizmin dhe matjen reale të performancës. (Është vërtet humor se si në RTSH kanë hapësirë gazetarë që luftojnë orë e minute të bindin të gjallë e të vdekur nga një studio tv në tjetrën se mbështesin partinë në pushtet! Për çfarë profesionalizmi dhe besueshmërie flasim?!)

Pa besimin e qytetarëve, edhe 100 lekë në muaj duket tarifë e padrejtë; pa mbështetjen e tyre, çdo reformë do të mbetet thjesht letër.

Mbyllja është një leksion nga historia e teknologjisë. Nokia nuk u shemb sepse i mungonin inxhinierët e zotë, por sepse besoi se emri dhe statusi do ta mbronin nga ndryshimi i kohës. RTSH-ja është sot në të njëjtën pikë: ose do të reformohet me guxim për t’i shërbyer publikut, ose do të mbetet një markë që të gjithë e kujtojnë me keqardhje, por askush nuk e ndjek më.

Nga Kategoria

Delegacioni ukrainas në SHBA për negociata paqësore, Zelensky: Shpresojmë të arrijmë nënshkrimin e garancive të sigurisë.
Lajme

Delegacioni ukrainas në SHBA për negociata paqësore, Zelensky: Shpresojmë të arrijmë nënshkrimin e garancive të sigurisë.

16 Janar, 2026
Aktualitet

Më shumë se një në pesë vizitorë ishin Italianë në nëntor 2025

16 Janar, 2026
Carrick i kthen përgjigje të fuqishme Roy Keane-it në konferencën për media: Ai është krejtësisht...
Lajme

Carrick i kthen përgjigje të fuqishme Roy Keane-it në konferencën për media: Ai është krejtësisht…

16 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

‘Lufta e Rossë-ve’: Valentino akuza ndaj partnerit të babait, merr 200 mijë euro nga llogaria e tij.

‘Lufta e Rossë-ve’: Valentino akuza ndaj partnerit të babait, merr 200 mijë euro nga llogaria e tij.

16 Janar, 2026
Delegacioni ukrainas në SHBA për negociata paqësore, Zelensky: Shpresojmë të arrijmë nënshkrimin e garancive të sigurisë.

Delegacioni ukrainas në SHBA për negociata paqësore, Zelensky: Shpresojmë të arrijmë nënshkrimin e garancive të sigurisë.

16 Janar, 2026

Më shumë se një në pesë vizitorë ishin Italianë në nëntor 2025

16 Janar, 2026

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, humb jetën një person dhe plagosen dhjetë të tjerë

16 Janar, 2026
Carrick i kthen përgjigje të fuqishme Roy Keane-it në konferencën për media: Ai është krejtësisht...

Carrick i kthen përgjigje të fuqishme Roy Keane-it në konferencën për media: Ai është krejtësisht…

16 Janar, 2026

Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës venezueliane synon të jetë presidentja e parë grua në vend

16 Janar, 2026
Pagat e jashtëzakonshme të Manchester City: 4.4 milion stërlina në javë... ja si janë të renditur lojtarët.

Pagat e jashtëzakonshme të Manchester City: 4.4 milion stërlina në javë… ja si janë të renditur lojtarët.

16 Janar, 2026
Tragjedia: Shoku i klasës godet me thikë 18-vjeçarin për një vajzë dhe ai ndërron jetë në spital.

Tragjedia: Shoku i klasës godet me thikë 18-vjeçarin për një vajzë dhe ai ndërron jetë në spital.

16 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.