• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj

27 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u paraqit sot sërish në SPAK, ndërsa ndaj tij vijon hetimi për disa vepra penale të lidhura me tenderat publikë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore, deri në shkurt, për Isain dhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Hetimi lidhet me dy tendera: atë të rrugës Korçë–Ersekë dhe projektin e ujësjellësit të Kolonjës.

Procedurat për rrugën Korçë–Ersekë konsiderohen të “kopsitura”, ndërsa zgjatja e hetimeve duket se lidhet kryesisht me ujësjellësin e Kolonjës.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, në ambientet e SPAK u pa duke hyrë dhe dalë pa shumë bujë edhe bashkëshorti i Ministres së Jashtme Elisa Spiropali, Salarjon Totaj.

Ai njihet për angazhime të hershme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe për përfshirjen në tenderin e njohur për blerjen e sahateve të ujit. Ka raportime që lidhin praninë e Totajt me atë të Isait në SPAK, megjithatë mbetet për t’u parë çfarë provash reale ka SPAK dhe nëse ka diçka konkrete që i lidh të dy personazhet me tenderin në fjalë.

“Shefe” sille shpejt, zjarr….

Në dosjen e SPAK mbi Isain janë përfshirë edhe biseda të sekuestruara nga telefoni i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e cila ka fituar tenderin për mbikëqyrjen e ujësjellësit të Ersekës.

Komunikimet e publikuara tregojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm mes Erion Isait dhe Çanos, duke përfshirë përcjelljen e preventivave, ndryshimin e parametrave teknikë dhe orientimin e vlerave të parashikuara në dokumente.

Në bisedat mes tyre, Isai i kërkon Çanos që “të sjellë preventivat sa më shpejt”, ndërsa e quan shpesh “shefe”, duke i referuar si personi që përgatiste projektet për t’u kaluar në këshillin teknik.

Në një rast, Isai i shkruan: “Me duhet deri te premten… një zjarr, të lutem”, duke i kërkuar që të përshpejtojë dokumentet e ujësjellësit për 13 fshatra.

Në mesazhet e tjera diskutohet ulja e parametrave, shifrat maksimale të vlerës së punimeve dhe nevoja për t’i “vulosur” dokumentet në kohë.

Nga të dhënat del se preventivat janë përgatitur dhe modifikuar në komunikim të drejtpërdrejtë mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë fituese, ndërsa vlerat totale për projektet rezultojnë të jenë 386 milionë lekë dhe një variant tjetër prej 390 milionë lekësh, të dërguara brenda të njëjtës ditë.

Bisedat e vitit 2020 të përfshira në dosje tregojnë se Isai jepte udhëzime specifike për kostot e tubacioneve dhe materialeve, duke kërkuar “sa më shpejt” përgatitjen e dokumenteve. Mes komunikimeve dallohet një raport i afërt personal dhe profesional mes tij dhe Çanos, të cilës i shkruan “je yll” ndërsa i kërkon të dorëzohen listat e fshatrave dhe vlerat përkatëse. /skyweb.al

Tags: bashkeshorti i. Spiropaliterion isaispiropali

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.