Mbreti Charles i Britanisë së Madhe dhe Mbretëresha Camilla kanë reaguar për rrëzimin e avionit në Indi.
Ata shprehen se janë ‘thellësisht të tronditur nga ngjarja e tmerrshme në Ahmedabad’.
“Shprehim lutjet dhe ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe miqtë e të prekurve nga kjo tragjedi”, shprehet Mbreti në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare X të Familjes Mbretërore.
Në lidhje me tragjedinë ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, pasi në avion ishte dhe një pasagjer kanadez.
Sipas autoriteteve indiane, deri më tani kanë humbur jetën rreth 200 persona, ndërsa në bord ishin 242 pasagjerë.