Më 2 nëntor 2025, në komunat e Fushë-Kosovës dhe Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve në objekte fetare, ku individë të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë grabitur para dhe pajisje të ndryshme.
Sipas raportit të Policisë, në Fushë-Kosovë hajnat kanë depërtuar në zyrën e një xhamie përmes një dritareje, duke marrë 130 euro dhe dy orë dore.
Ndërkaq, në Ferizaj, në xhaminë e madhe të qytetit, të njëjtit kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit.











