Roma fitoi 2-0 ndaj Cagliarit në “Olimpico” në mbyllje të javës së 24-t të Serie A, me Donyell Malen që ishte protagonisti absolut me një dopietë. Skuadra e Gasperinit mori tri pikë shumë të rëndësishme në garën për zonën Champions dhe barazoi Juventusin në vendin e katërt.
Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, kur Malen përfitoi nga asistimi i Mancinit dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0, duke i dhënë Romës qetësi dhe kontroll të ndeshjes. Cagliari, që vinte pas tri fitoreve radhazi në kampionat, u përpoq të reagojë, por pa arritur të krijojë rrezik serioz.
Në pjesën e dytë, Roma e menaxhoi mirë ritmin dhe e mbylli takimin në minutën e 65-të, kur Malen shënoi sërish, këtë herë pas pasimit të Çelik, për të vulosur 2-0. Me këtë fitore, Roma konfirmon formën dhe dërgon sinjal të fortë për objektivin Champions, ndërsa Cagliari ndalet pas një serie pozitive










