• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Robben reagon për krahasimet me Olise: Duhet pasur kujdes

14 Prill, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Arjen Robben ka reaguar ndaj krahasimeve që po bëhen gjithnjë e më shpesh mes tij dhe Michael Olise, duke theksuar se nuk i pëlqen që lojtarët të vendosen në të njëjtën kornizë pa u vlerësuar për stilin e tyre individual.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ish-ylli i Bayern Munich pranoi se është impresionuar nga paraqitjet e francezit, por nënvizoi se çdo futbollist duhet gjykuar për cilësitë e veta dhe jo për ngjashmëritë me emra të mëdhenj të së kaluarës.

Olise ka tërhequr vëmendje të madhe këtë sezon falë paraqitjeve të shkëlqyera në Bundesliga dhe Champions League, ndërsa shumë tifozë dhe analistë e kanë krahasuar me Robben për mënyrën si futet nga krahu i djathtë drejt qendrës. Në sezonin e tij të dytë te Bayern, 24-vjeçari ka regjistruar 17 gola dhe 29 asistime në të gjitha kompeticionet, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës bavareze.

Lexo edhe:

Ekipet italiane kthehen te fitorja, Napoli dhe Roma triumfojnë në Champions League

Manchester City rikthehet te fitorja në Champions, Foden shpërthen me tripletë dhe Pilios shënon për AEK-un

Duke folur për faqen zyrtare të Bayern, Robben vlerësoi lart formën e Olise, por bëri edhe një paralajmërim të qartë.

“Isha shumë i impresionuar nga ai. Sigurisht, ajo është edhe zona ku kam luajtur unë. Ai ishte shumë i mirë, luajti në mënyrë aktive dhe kreative dhe pati disa prekje fantastike me topin. Sigurisht që ka disa paralele, por gjithmonë duhet pasur kujdes me krahasimet. Nuk më pëlqen shumë t’i bëj, sepse çdo lojtar ka stilin e tij të lojës”, u shpreh Robben.

Megjithatë, legjenda holandeze e bëri të qartë se e shijon shumë rritjen e Olise dhe ndikimin që ai po ka në ekipin bavarez.

“Sigurisht, ka disa gjëra që i kemi të përbashkëta. Por në fund ai është një lojtar ndryshe nga unë. Thjesht po bën një punë fantastike. Jam shumë i lumtur për këtë dhe mund ta shijoj vërtet”, shtoi ai.

Që prej transferimit nga Crystal Palace në vitin 2024, Olise është shndërruar në një element kyç të sulmit të Bayern, duke ndihmuar skuadrën të ruajë epërsinë në Bundesliga dhe të avancojë në fazat vendimtare të Kupës së Gjermanisë dhe Champions League.

Tashmë, bavarezët janë në fazën finale të sezonit dhe synojnë të mbrojnë dominimin e tyre në kampionat, ndërsa fokusi i menjëhershëm mbetet sfida e rëndësishme ndaj Real Madrid në kthimin e çerekfinales së Champions League.

Tags: Arjen Robbenbayern munichChampions leagueMichael Olise

Nga Kategoria

Sporti

Ekipet italiane kthehen te fitorja, Napoli dhe Roma triumfojnë në Champions League

20 Tetor, 2026
Sporti

Manchester City rikthehet te fitorja në Champions, Foden shpërthen me tripletë dhe Pilios shënon për AEK-un

20 Tetor, 2026
Sporti

Liverpool përmbys Villarrealin në “Anfield” dhe fiton 4-3

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

21 Tetor, 2026

Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale

21 Tetor, 2026

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

21 Tetor, 2026

Meloni miraton masa të ashpra pas trazirave në Milano/ 500 ushtarë shtesë dhe deri në 5 vite burg për protestuesit e dhunshëm

21 Tetor, 2026

“Banka e fshehtë” e mafias në Itali, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

21 Tetor, 2026

Rikthehen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme

21 Tetor, 2026

Kryeministri Rama nxjerr sërish karrige para zyrës, bën thirrje për dialog: Dora ime e shtrirë për të gjithë

21 Tetor, 2026

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.