• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha: Nuk ka gjë më absurde

13 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kushtetueses për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, duke u shprehur se u mor i mirëqenë pretendimi i kryeministrit Rama se “qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nuk ka absurditet më absolut se sa ky”, theksoi kryedemokrati, duke shtuar se “pretendimet e Edi Ramës janë të një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij”.

Berisha shtoi se Belinda Balluku është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion.

Lexo edhe:

Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë

Kryenin gërmime në varret Ilire të Selcës, 3 persona shoqërohen nga policia

Sali Berisha: Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite. Por plotësisht të pritshme. Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë.

Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.

Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor.

Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë.

Nuk ka absurditet më absolut se sa ky. Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë. Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij. Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.

Se cila është situata sot me situatën në vitin 2011, unë iu rikujtoj ju dhe çdo shqiptari, në vitin 2011, një zëvendëskryeministër, i cili po të largonte ministrat nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, jo që nuk mendoi në asnjë rast pasi u akuzua me një video të manipuluar 28 herë se ai kishte marrë ryshfet 760 mijë euro, çka ishte absolutisht gënjeshtër, sepse shkresa thoshte se sipërmarrësi, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, unë kam humbur 760 mijë euro.

Dhe Edi Rama dhe Filip Çakulli i paraqitën këto si 760 mijë euro të marra nga Ilir Meta. Por Ilir Meta, për standardet e asaj qeveria, pa kërkuar fare prokuroria heqjen e mandatit, ka ardhur dhe ka paraqitur dorëheqjen.

Unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, ai që do më hetojë mua, do më ketë mua qytetar si gjithë të tjerët. nTë njëjtin akt ka bërë Fatmir Mediu. Ka dhënë dorëheqje si ministër, ka dorëzuar imunitetin. Në të gjithë periudhën 32-vjeçare, njeriu i vetëm që ka bllokuar hetimet për drogë dhe korrupsion, është Edi Rama. Kërkoi antimafia italiane për Saimir Tahirin heqjen e imunitetin dhe arrestimin, nuk lejoi asnjërën. Tani është një me Belinda Ballukun. Është një me Belinda Balluku dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve.

Gjë më absurde nuk mund të kishte. Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë. Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.

Nga Kategoria

Bota

Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë

13 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Kryenin gërmime në varret Ilire të Selcës, 3 persona shoqërohen nga policia

13 Dhjetor, 2025
Nuk është parë ndonjëherë më parë: Botërori 2026, Argjentina, kampione e fundit, në rrezik për të mos marrë pjesë.
Kryesore

Nuk është parë ndonjëherë më parë: Botërori 2026, Argjentina, kampione e fundit, në rrezik për të mos marrë pjesë

13 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë

13 Dhjetor, 2025

Endrick largohet pavarësisht nëse Xabi Alonso qëndron apo jo: Huazimi te Lyon pritet të zyrtarizohet

13 Dhjetor, 2025

Dayot Upamecano pranë rinovimit me Bayern Munich: Mbrojtësi francez qëndron në Bavari

13 Dhjetor, 2025
Kategoria e Parë: Skënderbeu humb ndaj Laçit, ky rezultat rrezikon pozitat e korçarëve. Zbuloni të gjitha rezultatet.

Kategoria e Parë: Skënderbeu humb ndaj Laçit, ky rezultat rrezikon pozitat e korçarëve. Zbuloni të gjitha rezultatet

13 Dhjetor, 2025

Atletico Madrid kthehet tek fitorja në La Liga, mposht Valencian me rezultat 2-1

13 Dhjetor, 2025

Kamboxhia mbyll kalimet kufitare me Tajlandën ndërsa luftime vazhdojnë

13 Dhjetor, 2025
Kylian Mbappé kërkonte 55 milionë, por tani PSG e ka vendosur në vështirësi financiare yllin francez.

Kylian Mbappé kërkonte 55 milionë, por tani PSG e ka vendosur në vështirësi financiare yllin francez

13 Dhjetor, 2025

Kryenin gërmime në varret Ilire të Selcës, 3 persona shoqërohen nga policia

13 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.