• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Reuters: SHBA bisedime sekrete me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikane në Gaza

5 Mars, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Donald Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për mundësinë e lirimit të pengjeve amerikane që mbahen në Gaza, raporton Reuters.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e pengjeve, Adam Boehler ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin javët e fundit në Doha, tha burimi, duke konfirmuar një raport nga Axios.

Deri kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara i kishin shmangur diskutimet e drejtpërdrejta me grupin militant. Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Hamasin si organizatë të huaj terroriste në vitin 1997.

Lexo edhe:

Roza Lati shpërthen ndaj komenteve fyese: Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh!

Nesër nis viti i ri akademik, universitetet kanë më pak studentë në auditorë

Reuters raporton se bisedimet janë fokusuar në arritjen e lirimit të pengjeve amerikane që ende mbahen në Haza, por gjithashtu kanë diskutuar edhe rreth një marrëveshjeje më të gjerë për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura dhe se si mund të arrihet një armëpushim më afatgjatë.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, planifikon të kthehet në rajon në ditët në vijim për të gjetur një mënyrë për të zgjatur fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës ose për të kaluar në fazën e dytë, tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Faza e parë e armëpushimit, që ndaloi luftën 15-mujore në Rripin e Gazës, mundësoi lirimin e 33 pengjeve, tetë trupave të pajetë në këmbim të lirimit të pothuajse 2.000 të burgosurve palestinezë. Ndërkohë sa i përket fazës së dytë të armëpushimit nuk ka asnjë përparim mes Izraelit dhe Hamasit ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat kundrejt njëri-tjetrit.

Tags: hamas

Nga Kategoria

Ekstra

Roza Lati shpërthen ndaj komenteve fyese: Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh!

4 Tetor, 2026
Aktualitet

Nesër nis viti i ri akademik, universitetet kanë më pak studentë në auditorë

4 Tetor, 2026
Bota

Irani mban të mbyllur ngushticën e Hormuzit, kërkon plotësimin e shtatë kushteve

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Epoka Klopp nis me vështirësi, Gjermania vetëm një fitore në katër ndeshje

4 Tetor, 2026

Portugalia fluturon edhe pa Cristiano Ronaldon, katër fitore radhazi dhe biletë për në çerekfinale

4 Tetor, 2026

Roza Lati shpërthen ndaj komenteve fyese: Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh!

4 Tetor, 2026

Nesër nis viti i ri akademik, universitetet kanë më pak studentë në auditorë

4 Tetor, 2026

“Jo në emrin tim”, protestë nesër para Kuvendit të Kosovës

4 Tetor, 2026

Irani mban të mbyllur ngushticën e Hormuzit, kërkon plotësimin e shtatë kushteve

4 Tetor, 2026

Merz në Kiev mes sulmeve ruse, Gjermania jep 1 miliard euro ndihmë ushtarake

4 Tetor, 2026

Haklajt kallëzuan në SPAK Berishën për vrasjen e djemve, pezullohen hetimet

4 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.