• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Rënia e Assad-it shkaktoi dëme të pariparueshme në boshtin iranian të rezistencës

10 Dhjetor, 2024
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë. Ky rrjet përbën motorin kryesor të përpjekjeve të Teheranit për t’iu kundërvënë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme. Por, rënia e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat i Teheranit – i shkaktoi dëme të pariparueshme rrjetit, thonë ekspertët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për Iranin, Siria siguronte një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant – rajonin që i ofronte mbështetje logjistike boshtit. Korridori, i njohur gjithashtu si Gjysmëhëna Shiite, lidhte Teheranin me grupin e armatosur libanez, Hezbollah – një aleat ky i rëndësishëm dhe, njëherësh, pjesë integrale e boshtit.

“Nuk ka bosht pa qasje”, thotë Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Bruksel.

Lexo edhe:

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

“Humbja e aftësisë për ta mbështetur Hezbollahun me logjistrikë do të thotë humbje e thellësisë strategjike të Iranit”, sipas tij.

Duke vënë në dukje rëndësinë e Sirisë, Irani shpenzoi miliarda dollarë për ta mbajtur Assadin në pushtet. Teherani ndërhyri ushtarakisht në luftën civile të Sirisë në vitin 2013 dhe luajti rol kyç në mbështetjen e forcave të Assadit. Ai dislokoi qindra oficerë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për të rekrutuar dhe trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë shiitë – vendas dhe të huaj.

Pas humbjes së korridorit tokësor, që lidh anëtarët e boshtit nga Irani me Libanin, “ka të ngjarë të shohim një rezistencë shumë të zvogëluar në muajt dhe vitet e ardhshme”, thotë Farzan Sabet, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Institutin e Gjenevës IHEID. Boshti, sipas tij, do të ketë “një kapacitet dukshëm më të ulët për të kryer operacione ushtarake në të ardhmen”.

Në kulmin e tij, boshti ishte aktiv në Territoret e Pushtuara Palestineze, Liban, Irak, Siri dhe Jemen, dhe kishte për qëllim t’i siguronte Iranit aftësi për të goditur armiqtë e tij jashtë kufijve. Por, qasja e tij pësoi një sërë pengesash goditëse në muajt e fundit. Siria tani drejtohet efektivisht nga organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – e shpallur terroriste nga SHBA-ja – dhe aleatët e saj, disa nga të cilët janë të lidhur me Turqinë, rivalen e Iranit. HTS-ja mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor.

Hezbollahu, në anën tjetër, u dobësua rëndë pas luftës njëvjeçare me Izraelin, i cili vrau udhëheqësin e grupit, Hassan Nasrallah. Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës pakësoi gjithashtu aftësitë e Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera dhe njëherësh anëtare e boshtit. Ngjarjet në Siri “me siguri se do t’i kufizojnë edhe më shumë aftësitë e Iranit për të ruajtur ndikimin e tij rajonal”, thotë Raz Zimmt, studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

I dobësuar në aspketin rajonal, Irani duhet të marrë tani vendime të vështira, përfshirë rishqyrtimin e strategjisë së tij të mbrojtjes e ndoshta edhe zhvillimin e një bombe bërthamore, thonë ekspertët. Zimmt thotë se Irani ka dy “opsione shumë të këqija” – të mos bëjë asgjë dhe të pranojë se mbrojtja e tij kundër Izraelit është komprometuar, ose të krijojë armë bërthamore dhe ta ekspozojë veten ndaj mundësisë së një sulmi izraelit.

Gjërat duken po aq të zymta edhe për boshtin e rezistencës, thotë Sabet, duke shtuar se Teherani do të jetë nën trysni për t’i kufizuar aktivitetet e tij rajonale. Sabet thotë se Irani do të përpiqet të shfrytëzojë çdo kaos të mundshëm në rajon, përfshirë Sirinë e pas Asadit, për ta rikthyer ndikimin e tij.

“Nëse lufta civile në Siri nuk zgjidhet shpejt dhe nuk krijohet një rend i ri, ai vend mund të bëhet pikërisht lloji i mjedisit ku Republika Islamike ka lulëzuar historikisht”, thotë Sabet./ REL

Tags: iranisiria

Nga Kategoria

Bota

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026
Bota

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026
Bota

Kriza politike në Iran, Kryetari i Parlamentit jep dorëheqjen nga negociatat

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026
Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t'u kualifikuar në gjysmëfinale (VIDEO)

Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t’u kualifikuar në gjysmëfinale

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.