• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Regjistrimet e diasporës mbyllen në mesnatë, s’ka shtyrje afati! Palët s’gjejnë dakordësinë në KQZ! ‘Digjen’ edhe 42 mijë të refuzuarit

4 Mars, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Mesnatën e sotme përfundon afati për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Komisioni Rregullator i KQZ dështoi dhe nuk miratoi dot ndryshime në aktin nënligjor, as për të lejuar KQZ-në të pranojë aplikime të reja nga diaspora pas mesnatës së sotme, siç kërkoi PD. Nga ana tjetër, KQZ nuk do të lejohet që të kontaktojë e t’u japë një shans tjetër atyre që janë në sistem, por figurojnë si të refuzuar. 42.300 votues nga jashtë janë deri më tani të refuzuar.

Debatet në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Helga Vukaj, anëtare e opozitës në Komisionin Rregullator: Të shtyhet me 5 ditë edhe e drejta për riaplikim e atyre që janë refuzuar, por edhe të lihet e hapur mundësia për aplikime të reja. Ka ende interes të lartë nga bashkëkombësit tanë.

Lexo edhe:

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

Muharrem Çakaj, anëtar i opozitës në Komisionin Rregullator: Ligji ka vendosur datën 9 maj si afat kur duhet të dalë lista paraprake e zgjedhësve. Data 4 u vendos nga ne në KQZ, sepse nuk e dinim si do ecte procesi. KQZ i ka kaluar shumicën e sfidave. Nëse do të zgjatet afati 5 ditë, a është teknikisht e realizueshme?

Jona Josifi, drejtoreshë e votimit nga jashtë në KQZ: Teknikisht, për ne nuk ka asnjë problem të mos e mbyllim derën sonte, por në një moment të dytë.

Muharrem Çakaj: Atëherë, le ta shtyjmë deri në datën 9, pra.

Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ: 42 mijë janë refuzuar për pasaktësi në aplikim. Ky afat shtyrjeje të përfshijë vetëm këta. Këta persona kanë shprehur vullnetin dhe kanë krijuar llogari në PER, kanë shprehur interes të ligjshëm, por nuk kanë mundur. Ligjërisht, është më e pranueshme që ata të përfitonin nga shtyrja e afateve. Për ata që nuk kanë shprehur asnjë interes gjatë këtyre dy muajve, pavarësisht fushatës informuese, edhe po ta shtyjmë afatin me disa ditë, ata sërish nuk do të kenë interes. Nuk jemi dakord që të shtyhet afati për aplikime të reja.

Franc Nuri, përfaqësues i PD në KQZ: Kemi 36 mijë kërkesa të reja vetëm në 3 ditët e fundit. Kjo tregon se ka akoma interes të lartë. Ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që t’i shfrytëzojnë këto orë për t’u regjistruar në PER, pavarësisht se cila do të jetë vendimmarrja.
Ka rritje të jashtëzakonshme të kërkesave ditët e fundit.

Deri më tani, 5 orë larg mbylljes së portës së platformës online, rezultojnë:

* 287,456 Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim

* 229,875 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa

* 42,321 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa

* 15,256 Në shqyrtim

* 5,359 Aplikime vetëm sot

I vetmi shans për të refuzuarit, është pas datës 9, kur del lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Pas këtij momenti, të gjithë ata që janë në sistem, si të pranuar ose të refuzuar, kanë 48 orë kohë për saktësime të mëtejshme.

Neni 25, pika 7 e Kodit Zgjedhor, ngel shpresa e vetme e atyre që kanë një llogari në PER dhe janë refuzuar.

“Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj të mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të këtij neni”, thuhet në nenin 25, pika 7 e Kodit Zgjedhor.

Regjistrimi për diasporën u hap më datë 11 janar dhe mbyllet mesnatën e 4 marsit. PD në momentin e fundit kërkoi shtyrjen e afatit deri më datë 9 mars, duke e vënë Komisionin Rregullator sot në lëvizje përmes një kërkesë të anëtarëve të opozitës për shtyrjen e afatit për regjistrim, por palët nuk ranë dakord.

PD donte shtyrjen e afatit të regjistrimit jo vetëm 42 mijë të refuzuarit, por edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë. PS dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ishin dakord që të shtyhej afati deri më datë 8 mars, vetëm për 42 mijë të refuzuarit dhe t’i ndihmonin ata të regjistroheshin, por dakordësia nuk u gjet në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ.

Tags: diasporeregjistrime

Nga Kategoria

Bota

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

17 Gusht, 2025
Bota

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

17 Gusht, 2025
Aktualitet

Bilanc apokaliptik pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

17 Gusht, 2025

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

17 Gusht, 2025

Bilanc apokaliptik pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

17 Gusht, 2025

SHBA/ Histori mahnitëse mbijetese, policia shpëton një burrë të bllokuar pas një ujëvare për dy ditë

17 Gusht, 2025

Bilanci tragjik i përmbytjeve në Pakistan, 300 të vdekur dhe të paktën 200 të zhdukur!

17 Gusht, 2025

BBC: Takimi Trump–Putin në Alaskë nuk solli armëpushim, por përfitime diplomatike për Moskën

17 Gusht, 2025

Zhvendosje me forcë e palestinezëve, ushtria izraelite bëhet gati për operacionin: Bëhet për sigurinë e civilëve!

17 Gusht, 2025

Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, Policia bllokon 35 mjete lundruese

17 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.