PSG dhe Real Madrid po përballen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.
Kampionët e Europës e kanë nisur në mënyrën më fantastike të mundshme këtë sfidë teksa në 9 minutat e para kanë tundur rrjetën dy herë.
Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
Tre minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.