• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Reagojnë të afërmit e gjyqtarit Astrit Kalaja: Ishe dritë për familjen, kolegët dhe qytetin

7 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarë të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja që u vra të hënën në krye të detyrës, kanë reaguar të hidhëruar për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lira Parruca, e afërmja e gjyqtarit, në një postim në Facebook shkruan se ndarja e tyre ishte e padrejtë, teksa ka lartësuar figurën e Astrit Kalasë si gjyqtar profesionist por edhe si qytetar.

E afërmja e gjyqtarit që humbi jetën i drejtohet edhe bashkëshortes së Astrit Kalasë, duke i shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë për ta.

Lexo edhe:

Salianji në protestën e PD: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet

Disiplina merr vendim për ndeshjen në Vlorë, Flamurtari do të garojë “pa lojtarë vlonjatë” në 8 ndeshjet e ardhshme…

Gjyqtari i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u vra me tre plumba në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi. Ai ishte babai i 3 fëmijëve.

Postimi në Facebook i Lira Parrucës:

Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja…

Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.

Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.

I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën. Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.

I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.

Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.

Prehu në paqe, Titi jonë i dashur.

Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Salianji në protestën e PD: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet

22 Dhjetor, 2025
Video/ Pamje të reja nga skandali në Vlorë, kur policia ndërhyri për të parandaluar tifozët të hyjnë në fushë.
Lajme

Disiplina merr vendim për ndeshjen në Vlorë, Flamurtari do të garojë “pa lojtarë vlonjatë” në 8 ndeshjet e ardhshme…

22 Dhjetor, 2025
Lajme pozitive për Allegrin: Leao rikthehet në grup dhe mund të luajë kundër Veronës.
Lajme

Lajme pozitive për Allegrin: Leao rikthehet në grup dhe mund të luajë kundër Veronës

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Salianji në protestën e PD: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet

22 Dhjetor, 2025
Video/ Pamje të reja nga skandali në Vlorë, kur policia ndërhyri për të parandaluar tifozët të hyjnë në fushë.

Disiplina merr vendim për ndeshjen në Vlorë, Flamurtari do të garojë “pa lojtarë vlonjatë” në 8 ndeshjet e ardhshme…

22 Dhjetor, 2025
Bajraktari: Dëbimi i Kelmendit gjatë fillimit të reformës në KPK ngjall shqetësime.

Bajraktari: Dëbimi i Kelmendit gjatë fillimit të reformës në KPK ngjall shqetësime

22 Dhjetor, 2025

Spotify heton një shkelje të të dhënave, pasi një grup pirate pretendon se ka “nxjerrë” bibliotekën e saj muzikore

22 Dhjetor, 2025
Lajme pozitive për Allegrin: Leao rikthehet në grup dhe mund të luajë kundër Veronës.

Lajme pozitive për Allegrin: Leao rikthehet në grup dhe mund të luajë kundër Veronës

22 Dhjetor, 2025
Lajme pozitive për Allegrin: Leao rikthehet në grup dhe mund të luajë kundër Veronës.

Lajme pozitive për Allegrin; Leao i rikthehet skuadrës dhe mund të luajë ndaj Veronës.

22 Dhjetor, 2025

Real Madridi “parakalon” Barcelonën: Shpërndahen miliona euro nga të drejtat televizive në La Liga

22 Dhjetor, 2025

Argita dhe Jamarbër Malltezi marrin pjesë në protestën e PD

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.