Mbrojtësi i Real Madridit, Raúl Asencio, është dënuar në Spanjë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit në Gran Canaria.
Sipas Canarias 7 dhe Mundo Deportivo, kontrollet e policisë treguan se niveli i alkoolit ishte pothuajse katër herë mbi kufirin e lejuar ligjor.
Gjykata vendosi ndaj 23-vjeçarit heqjen e përkohshme të së drejtës për të drejtuar automjetin, si dhe një gjobë financiare.
Ngjarja kishte ndodhur në muajin gusht, ndërsa tashmë është marrë edhe vendimi gjyqësor ndaj mbrojtësit spanjoll.










