• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Rama shkoi me urgjencë në Kosovë për të bindur palët të votonin pro Gjykatës Speciale”, Lëvizja Vetëvendosje: Drejtësia të ndriçojë të vërtetën

16 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja VETËVENDOSJE ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për qytetarët që po protestojnë në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ritheksuar qëndrimin e saj të pandryshuar kundër Gjykatës Speciale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në deklaratën e saj, VETËVENDOSJE! kujton se kjo gjykatë nuk është produkt i drejtësisë ndërkombëtare, por një nismë me rrënjë politike, dhe kritikon ashpër ata që dikur e mbështetën themelimin e saj, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Lëvizjes, Rama kishte shkuar me urgjencë në Kosovë për të bindur palët të votonin pro kësaj gjykate.

Lexo edhe:

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

Ndërkohë, lëvizja u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe shteteve mike të Kosovës që çështjen e drejtësisë dhe të vërtetës për luftën çlirimtare ta ngrejnë në forumet ndërkombëtare dhe jo në sheshet publike.

Reagimi i plotë

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme.

Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.

Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.

Nga Kategoria

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?
Aktualitet

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.
Aktualitet

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025
Siç tha Berisha, 'Nora e Kelmendit', Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë
Aktualitet

Siç tha Berisha, ‘Nora e Kelmendit’, Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025

Kroacia miraton ndërtimin e një depozite për mbeturina radioaktive

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025
Siç tha Berisha, 'Nora e Kelmendit', Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

Siç tha Berisha, ‘Nora e Kelmendit’, Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

15 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Kinës humb ritmin për shkak të rënies në shpenzime dhe investime

15 Dhjetor, 2025

U dogj brenda makinës në Llogara, ish-polici u përjashtua nga “Shqiponjat” në 2023

15 Dhjetor, 2025
Donald Trump optimist: Jemi më pranë se kurrë paqes në Ukrainë.

Donald Trump optimist: Jemi më pranë se kurrë paqes në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025

Takoni familjen që sjell shijet e Afrikës së Jugut në Macau

15 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.