• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama përplaset me Braçen dhe Spiropalin: Qepeni gojën, do bëj ndonjerin shembull

24 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e sotme e përbashkët mes qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka qenë aspak aq harmonike sa u përpoq të shfaqej.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime i thanë VNA-së se deputeti Erion Braçe ka qenë i vetmi që ka prishur qetësinë, duke u përplasur me kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si u miratuan dhe u votuan një ditë më parë në Kuvend anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Sipas burimeve, Braçe ka kundërshtuar faktin që deputetëve u janë kërkuar vota për kandidatë që nuk i njihnin dhe për të cilët nuk kishin pasur asnjë diskutim paraprak.

Lexo edhe:

“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm

Thellohet TRAGJEDIA brenda familjes Plaka, ndërron jetë dhe e moshuara që u qëllua nga Nertil Buzi

“Votuam njerëz që nuk i njohim. Na i sillni gjërat gati dhe kërkoni të votojmë me sy mbyllur”, mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Reagimi i Ramës ka qenë i menjëhershëm.

“Ata janë verdikti i qeverisë. Ç’të bëj që na e kërkon BE-ja? Se nuk e sillnim fare në Kuvend.”

Por Braçe nuk është tërhequr dhe ka vijuar replikën me kryeministrin. Pikërisht në atë moment, sipas burimeve të VNA-së, Rama ka humbur durimin.

“Qepe gojën. Mos fol mbi mua. Ik pirdhu.”

Më pas, kryeministri ka lëshuar edhe një mesazh që është interpretuar si paralajmërim për të gjithë deputetët socialistë.

“Do bëj ndonjërin shembull. Se deri tani kam menduar që nuk ju punojnë mirë neuronet.”

Sipas burimeve, përplasja mes Ramës dhe Braçes ishte momenti i vetëm që prishi qetësinë e mbledhjes, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve preferuan të mos ndërhynin.

Një tjetër detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte heshtja e Elisa Spiropalit. Pas përplasjes publike me Edi Ramën në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, ku kryeministri i kujtoi se “herën e parë nuk erdhe në votim, herën e dytë bëre çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, ndërsa nuk e lejoi as të replikonte, ish-kryetarja e Kuvendit zgjodhi këtë herë të mos thoshte asnjë fjalë. Nëse javët e fundit është shfaqur ndër figurat më aktive në debatet publike brenda Partisë Socialiste, në mbledhjen me dyer të mbyllura, mesa duket, preferoi të flasë vetëm kur i afrohen mikrofonat, ndërsa përballë Ramës zgjodhi heshtjen.

Përplasja me Braçen tregoi edhe një tjetër anë të mbledhjes. Pavarësisht përpjekjeve për të projektuar unitet, Rama nuk e fshehu irritimin ndaj zërave kritikë brenda grupit të tij parlamentar. Shprehja “Do bëj ndonjërin shembull”, e artikuluar pas debatit me Braçen, la të kuptohet se kryeministri është gjithnjë e më pak i gatshëm të tolerojë rebelimet brenda Partisë Socialiste. Pas paralajmërimit ndaj Spiropalit dhe shpërthimit ndaj Braçes, mbledhja e sotme me dyer të mbyllura dha sinjalin se Rama duket i vendosur të vendosë disiplinë të plotë në grupin e tij parlamentar, në një moment kur zërat kritikë brenda mazhorancës po bëhen gjithnjë e më të dukshëm./ Marrë nga VNA.al

Nga Kategoria

Aktualitet

“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm

24 Korrik, 2026
Aktualitet

Thellohet TRAGJEDIA brenda familjes Plaka, ndërron jetë dhe e moshuara që u qëllua nga Nertil Buzi

24 Korrik, 2026
Aktualitet

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama përplaset me Braçen dhe Spiropalin: Qepeni gojën, do bëj ndonjerin shembull

24 Korrik, 2026

“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm

24 Korrik, 2026

Thellohet TRAGJEDIA brenda familjes Plaka, ndërron jetë dhe e moshuara që u qëllua nga Nertil Buzi

24 Korrik, 2026

Pirlo i thotë “po” Italisë, gati kontrata deri në Botërorin 2030

24 Korrik, 2026

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

24 Korrik, 2026

U sulmuan nga policia, nëna e djalit me spektër autik – Ramës: Mos hy në gjynah

24 Korrik, 2026

Aksident tragjik në kantierin e Camp Nou, humb jetën një punëtor 54-vjeçar

24 Korrik, 2026

Klopp prezantohet si trajneri i ri i Gjermanisë dhe paralajmëron: “Nëse prekni familjen time, largohem”

24 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.