Një shpërthim ka tronditur kryeqytetin sirian, Damask, pasi një raketë ra mbi një shtëpi në lagjen Al-Maza 86.
Sipas raportimeve të para, incidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të plagosur.
Mediat arabe kanë transmetuar pamje të drejtpërdrejta nga vendngjarja, ku shihen forcat e emergjencës duke mbërritur në zonë dhe banorët e shqetësuar që qëndrojnë pranë rrënojave.
Autoritetet siriane po hetojnë rrethanat e goditjes dhe nuk kanë dhënë ende detaje mbi burimin e raketës.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po monitorojnë zhvillimet.









