Si çdo vit në mesin e muajit gusht, pika kufitare e Kapshticës kthehet në një nga arteriet më të ngarkuara për hyrjet dhe daljet me Greqine.
Me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen në atdhe për pushime.
Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë përmes pikës kufitare te Kapshtices mbi 37 mijë shtetas.
Fluksi i madh ka shkaktuar sërish situata të njohura: mungesë personeli dhe sportele të reduktuara nga pala greke në pikën e Krystallopigi-t, duke krijuar radhë automjetesh që shpesh tejkalojnë 2 kilometra duke i lene shqiptaret te presin ne rradhe per ore te tera.
Ndërkohë, pala shqiptare në Kapshticë punon me kapacitet të plote, duke hapur të gjitha sportelet e mundshme për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur pritjet e gjata.
Pavarësisht kësaj, autoritetet parashikojnë që gjatë ditëve në vijim numri i hyrje–daljeve të rritet edhe më shumë, çka mund të shtojë edhe fkuksin qarkullimin në kufi kryesisht ne hyrje nga vendi fqinje.