• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Putini po e kthen të gjithë botën kundër tij”/ Presidenti lituanez: Paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë duhet të ngjajë me një “koktej Molotov”

27 Maj, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti lituanez, Gitanas Nausëda, kërkoi të martën sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke thënë se paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Moskës duhet të ngjajë me një “koktej Molotovi”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Putini po e kthen të gjithë botën kundër tij dhe ai me të vërtetë meriton sanksione shumë më të rrepta se ato që janë në fuqi sot”, tha Nausëda për televizionin shtetëror të vendit baltik.

“Shpresoj vërtet që partnerët tanë në Bashkimin Evropian ta kuptojnë se paketa e 17-të e sanksioneve ishte vetëm një ngrohje. Ne duhet të përgatisim një paketë të 18-të sanksionesh që (ndikimi i tyre) t’i ngjajë vërtet një kokteji Molotovi”, theksoi presidenti lituanez. 

Lexo edhe:

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

Javën e kaluar, BE-ja miratoi paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat synojnë anijet cisternë fantazmë të flotës në hije të Rusisë, të cilat e ndihmojnë Moskën të anashkalojë sanksionet që godasin eksportet ruse të naftës.

Një paketë e 18-të sanksionesh që është në diskutim parashikon konkretisht sanksione kundër Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Po përgatiten edhe sanksione të tjera kundër Rusisë. Sa më gjatë që Rusia të vazhdojë luftën, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha javën e kaluar shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kalas.

Lituania ka qenë një nga mbështetëset më të zjarrta të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus. Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore masive kundër Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Sulmet u dënuan gjerësisht, përfshirë edhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe akuzoi Presidentin rus Vladimir Putin se ishte “çmendur plotësisht”. Nausëda tha se ishte dakord me vlerësimin e Trump.

“Këto janë fjalë të forta dhe një deklaratë absolutisht e përshtatshme, sepse kjo na ka qenë e qartë prej kohësh”, tha Naousseda.

Tags: putinrusi

Nga Kategoria

Aktualitet

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

21 Tetor, 2026
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

21 Tetor, 2026
Analizë

“Qeveria duket se e sheh këtë brez protestuesish si “protestues të TikTok-ut”, por gabon”

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

21 Tetor, 2026

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

21 Tetor, 2026

“Qeveria duket se e sheh këtë brez protestuesish si “protestues të TikTok-ut”, por gabon”

21 Tetor, 2026

Pedagogët shpallën bojkotin, Sandër Kovaçi: Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë

21 Tetor, 2026

Sula për protestat: Kam protestuar kundër Ramës, por dhuna nuk e forcon një kauzë të drejtë! Policët e studentët duhet të kthehen shëndoshë në shtëpi

21 Tetor, 2026

58 protestuesit e arrestuar në Tiranë dalin sot para Gjykatës, caktohen masat e sigurisë

21 Tetor, 2026

Kanosën një person për t’i kthyer borxhin/ Fier, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

21 Tetor, 2026

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.