• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit

7 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka konfirmuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit të cilat do të mbahen në 6 bashki të vendit. Zyrtarizimi i kandidatëve ka ardhur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kështu, kandidati i PS-së për Bashkinë e Tepelenës do të jetë ish Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Mësohet se ky i fundit ka zyrtarizuar vendbanimin në Tepelenë mesditën e djeshme kur ishte edhe afati i fundit i regjistrimeve në Gjendjen Civile.

Gramoz Sako ka një karrierë të gjatë në fushën ushtarake, teksa ka qenë për 11 vite edhe kreu i Gardës së Republikës, që prej vitit 2013, deri në shkurt të vitit 2024.

Lexo edhe:

Bill Clinton hesht pas publikimit të fotove nga dosja ‘Epstein’: Administrata Trump po përpiqet të fshihesh prova.

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

Ndërkohë, kandidate e PS-së për Bashkinë e Vlorës do të jetë deputetja aktuale e këtij Qarku, Brunilda Mersini, e cila pritet të japë dorëheqjen nga mandati në Kuvend, për t’u futur në garën për Bashkinë.

Në Mat, Partia Socialiste do të kandidojë me Altin Bojnin, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit dhe drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, teksa më parë, ka ushtruar detyrën e drejtorit të filialit të Postës Mat.

Sa u përket Bashkive të Beratit dhe të Cërrikut, Partia Socialiste do të kandidjojë me kryetarët e komanduar në detyrë.

Më konkretisht në Berat do të jetë Ervin Ceca, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak. Ndërsa në Cërrik, kandidat i socialistëve do të jetë Florenc Doka.

Emrat e kandidatëve u zyrtarizuan nga drejtuesit politik të qarqeve të PS-së, në një komunikatë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë.

Nga Kategoria

Bill Clinton hesht pas publikimit të fotove nga dosja 'Epstein': Administrata Trump po përpiqet të fshihesh prova.
Kryesore

Bill Clinton hesht pas publikimit të fotove nga dosja ‘Epstein’: Administrata Trump po përpiqet të fshihesh prova.

20 Dhjetor, 2025
Aktualitet

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

19 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Policia nuk e raportoi, si u manipulua aksidenti fatal i peshkatarit në Durrës

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? Pavarësisht nëse jeni një kursyes i kujdesshëm apo ende nuk e keni menduar për pensionin tuaj, përgatitja për pension është një temë e rëndësishme në politikë, veçanërisht ndërsa popullsitë po plaken dhe financat shtetërore po ngushtohen. Në Evropë, të ardhurat nga pensionet ndryshojnë ndjeshëm — por kush përfiton më shumë në vitet e tij të arta?

20 Dhjetor, 2025
Bill Clinton hesht pas publikimit të fotove nga dosja 'Epstein': Administrata Trump po përpiqet të fshihesh prova.

Bill Clinton hesht pas publikimit të fotove nga dosja ‘Epstein’: Administrata Trump po përpiqet të fshihesh prova.

20 Dhjetor, 2025

Qendrat e të dhënave të AI mund të kenë një ndikim për gazrat serë që i përgjigjet një vendi të vogël evropian, sipas një studimi të ri.

20 Dhjetor, 2025

Si të ndjekim ndeshjen Newcastle United kundër Chelsea në Premier League sot: Transmetimi live, kanali TV dhe koha e fillimit

20 Dhjetor, 2025

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

19 Dhjetor, 2025

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

19 Dhjetor, 2025
Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

19 Dhjetor, 2025

Policia nuk e raportoi, si u manipulua aksidenti fatal i peshkatarit në Durrës

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.