16 persona janë arrestuar nga Policia pas protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë, ku për 9 orë kryeqyteti u kthye në arenë përplasjesh.
Protestues të maskuar sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës, shkatërruan biznese e bankomate, ndërsa u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe objekteve të tjera në rrugë.
Nga dhuna mbetën të lënduar 20 persona, mes tyre 7 efektivë policie dhe 2 gazetarë.











