Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së mbajtur në protestën përballë Kryeministrisë, akuzoi hapur qeverinë dhe SPAK-un për, siç tha ai, bashkëpunim në mbrojtje të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Bylykbashit, qeveria e Edi Ramës po vjedh hapur dhe situata e korrupsionit ka kaluar çdo kufi.
“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra. Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.
Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje.
E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i vjedhin sy më sy shqiptarët.
SPAk ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun‘ tha Bylykbashi









