• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 12 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

27 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesionesh ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Lexo edhe:

Balluku rikthehet në detyrë, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Berisha kërkon falje për gabimet e demokratëve lidhur me firmat për Endrit Shabanin

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit. Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%. Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë. Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%). Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj. (shih grafikun në fund).

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./Monitor

Tags: paga 2 mije euroProfesione

Nga Kategoria

Aktualitet

Balluku rikthehet në detyrë, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

12 Dhjetor, 2025
Berisha kërkon falje për gabimet e demokratëve lidhur me firmat për Endrit Shabanin
Lajme

Berisha kërkon falje për gabimet e demokratëve lidhur me firmat për Endrit Shabanin

12 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Policia i heq sërish çadrën para kryeministrisë Adriatik Lapajt

12 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Balluku rikthehet në detyrë, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

12 Dhjetor, 2025
Trajtimi i rasteve në “Gjykatën e tenderëve” - 16 individë për 1,200 ankesat

Trajtimi i rasteve në “Gjykatën e tenderëve” – 16 individë për 1,200 ankesat

12 Dhjetor, 2025
Berisha kërkon falje për gabimet e demokratëve lidhur me firmat për Endrit Shabanin

Berisha kërkon falje për gabimet e demokratëve lidhur me firmat për Endrit Shabanin

12 Dhjetor, 2025

Fituesja e çmimit Nobel Narges Mohammadi është arrestuar në Iran, thonë mbështetësit.

12 Dhjetor, 2025

Policia i heq sërish çadrën para kryeministrisë Adriatik Lapajt

12 Dhjetor, 2025
Aksident në Lushnjë: Makina godet motorin, drejtuesi i motorit lëndohet.

Aksident në Lushnjë: Makina godet motorin, drejtuesi i motorit lëndohet.

12 Dhjetor, 2025
Kushtetuesja e rikthen në detyrë Ballukun, Berisha: Kryeministri e shpëtoi, nesër mblidhet urgjentisht kryesia e PD për…

Kushtetuesja e rikthen në detyrë Ballukun, Berisha: Kryeministri e shpëtoi, nesër mblidhet urgjentisht kryesia e PD për…

12 Dhjetor, 2025

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023

12 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.