Presidenti i Lacios, Claudio Lotito ka përfunduar në spital. Mediat italiane raportojnë se ai u ndje keq gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e klubit.
Sipas informacioneve ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe u dërgua në Policlinico Gemelli në Romë për një sërë testesh më të thelluara.
Ai aktualisht është i shtruar në departamentin e kardiologjisë intensive të spitalit romak. Një deklaratë nga klubi Biancoceleste do të lëshohet në orët e ardhshme.