• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Pritet vendimi, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut

3 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, në një seancë që do të drejtohet nga kryetarja Fiona Papajorgji.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo është hera e dytë që trupa e gjyqtarëve mblidhet në dhomë këshillimi për këtë çështje. Në mbledhjen e parë, të martën e kaluar, gjyqtarët nuk arritën në një vendim përfundimtar, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtim.

Sot pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim, ku pika kryesore lidhet me ligjshmërinë e masës së pezullimit nga detyrat qeveritare të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Lexo edhe:

Reforma Territoriale dhe Kritika e Akademikut Artan Fuga: Opozita në një Rreth Vicioz, Fitore të Paqena

Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg kushëriri i tij, Laert Hasalla

Kjo seancë vjen pas shtyrjes së mbledhjes së 27 janarit, ku u shqyrtua ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së, por pa prodhuar një vendim përfundimtar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes pasi ai do të ndikojë drejtpërdrejt në veprimet e Këshillit të Mandateve. Ky i fundit shtyu mbledhjen e parashikuar për të mërkurën, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke pritur më parë vendimmarrjen e Kushtetueses.

Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe institucionale, pasi është hera e parë që një ministër pezullohet pas një kërkese të SPAK-ut, duke e vendosur rastin në qendër të debateve juridike dhe politike.

Qeveria i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, i cili parashikon se anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitetin e deputetit. Sipas qeverisë, Gjykata e Posaçme nuk mund të pezullojë një ministër pa autorizim nga Kryeministri.

Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK-ut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë kundërshtuar këtë qëndrim, duke theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe se nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve.

Tetë gjyqtarët e Kushtetueses pritet të sqarojnë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv dhe nëse një ministër gëzon të njëjtin imunitet ligjor si një deputet.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” të dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, vijimi i kësaj mase rrezikonte të sillte pasoja që prekin interesat shtetërore dhe ushtrimin e kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në përcaktimin e politikave të përgjithshme shtetërore.

Nga Kategoria

Reforma Territoriale dhe Kritika e Akademikut Artan Fuga: Opozita në një Rreth Vicioz, Fitore të Paqena
Lajme

Reforma Territoriale dhe Kritika e Akademikut Artan Fuga: Opozita në një Rreth Vicioz, Fitore të Paqena

3 Shkurt, 2026
Aktualitet

Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg kushëriri i tij, Laert Hasalla

3 Shkurt, 2026
Plani i shumëanshëm për armëpushim, Ukraina arrin marrëveshje me Europën dhe Shtetet e Bashkuara
Lajme

Plani i shumëanshëm për armëpushim, Ukraina arrin marrëveshje me Europën dhe Shtetet e Bashkuara

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aktori turk bashkë-prezanton Festivalin e Sanremos me Carlo Conti dhe Laura Pausini!

Pas disa muajve tensioni, Petro nga Kolumbia po i afrohet takimit me Trump. Megjithë disa momente të fundit miqësore, liderët kolumbianë dhe amerikanë shpesh kanë shkëmbyer fjalë të ashpra dhe akuza. 9 orë më parë Botëror.

3 Shkurt, 2026

Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg kushëriri i tij, Laert Hasalla

3 Shkurt, 2026

Dita e Pulgës: Punxsutawney Phil parashikon gjashtë javë të tjera dimri Në Ditën e Pulgës, Punxsutawney Phil parashikoi gjashtë javë të tjera dimri në Pensilvani. Ky eveniment tërheq një numër të madh vizitorësh dhe ka rrënjë në zakonet bujqësore evropiane.

3 Shkurt, 2026

Anëtari përfundimtar i ‘bombave’ të Enzo Maresca në Chelsea realizon transferimin në rivalët londinezë ditën e fundit të afatit.

3 Shkurt, 2026
Plani i shumëanshëm për armëpushim, Ukraina arrin marrëveshje me Europën dhe Shtetet e Bashkuara

Plani i shumëanshëm për armëpushim, Ukraina arrin marrëveshje me Europën dhe Shtetet e Bashkuara

3 Shkurt, 2026

Gjermania përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In